Beteja e opozitës së bashkuar për shumicën e heshtur!
Nga Dritan Kaba
BETEJA E OPOZITES SE BASHKUAR PER SHUMICEN E HESHTUR
Më poshtë do të gjeni një analizë bashkëpuntorja e FoX News Liz Peek.
Shkrimi ka një ngjashmëri të madhe edhe me gjendjen politike në Shqipëri.
“Shumica e heshtur” janë qytetarët që nuk duan të jenë aktivë në ngjarjet politike, por janë të vendosur për të shprehur vullnetin e tyre vetëm nëpërmjet votës. Ata nuk protestojnë. Ata nuk bëjnë debate. Ata nuk japin as përgjigjet e sakta dhe nuk pranojnë të prononcohen për ekipet e sondazheve. Ata ndjehn të frikësuar nga agresiviteti i kundërshtarit politik, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale, mediave, dhunës, intimidimit me vendin e punës apo me goditjet ndaj bizneseve i kthen në tabela qitjeje. “Shumica e heshtur” janë përgjithësisht qytetarë të shtresës së mesme, posedues të bizneseve të vogla apo fermerë, që punojnë gjithë ditën për të siguruar familjet e tyre. Kjo Shumicë nuk përballet, por pret vetëm ditën e zgjedhjeve.
Në Shqipëri në votimet moniste të qershorit të vitit të kaluar, kjo shtresë u intimidua nga pushteti me anë të kërcënimeve nga më të ndryshme të shkonte në votime. Edhe raporti i ODIHR e vuri theksin tek kërcënimi i të punësuarve dhe bizneseve për t’i detyruar të marrin pjesë në zgjedhje, kundër vullnetit të tyre. Pas më shumë se 40 ditësh mezi u shpall rezultati i zgjedhjeve, ku vetëm Rilindja ishte në komisionet e qendrave të votimit dhe në ato të numërimit. Me gjithë falsifikimet e shumta, numri fletëvotimeve nuk i kaloi 800 mijë. Fletët e pavlefshme arritën një rekord historik, me gjithë manipulimin për uljen e tyre.
Dhe të mendosh që në SHBA presidenti është përfaqësuesi i “Shumicës së heshtur”. Gjykatat më shumicën e trupës se tyre janë me integritet dhe marrin vendime pa ia ndjerë për presionet.
Ndërsa në Shqipëri Gjykatat dhe Prokuroria kontrollohen nga Rilindja. Pushteti qëndror dhe lokal në 100% të saj. Nëse shkruan diçka kundër vijës së Rilindjes hiqesh nga puna. Po të jesh kritik i saj të bëjnë presione, të intimidojnë të afërmit e tu, të vijnë dhjetra kontrolle të njëpasnjëshme po pate biznes. Nëse ke shoqatë të harrosh të marrësh fonde. Kërcënimet ndaj intelektualëve dhe gazetarëve janë në nivele të krahasueshme vetëm me diktaturat e kuqe.
Opozita duhet që të frymëzojë këtë “Shumicë të heshtur”. Diferenca me autokracinë, e kam shprehur edhe më parë, nuk vjen nga niveli i taksave, por nga morali politik i përballjes me autokracinë. “Shumica e heshtur” kërkon të shohë realisht shtyllat kryesore të moralit politik, që ajo ta mbështesë në ditën e votimit, Opozitën e Bashkuar. “Drain the swamp” duhet të jetë shtylla kryesore e programit të qartë të Opozitës. Këneta Rilndase po i merr frymën ekonomisë, punësimit, garës së ndershme në biznes, punësimit meritokratik, arsimimit, shëndetësisë. Nuk ka nevojë për shumë faqe program, por vetëm një paraqitje të qartë si do çlirohet ekonomia, arsimi, dreejtësia dhe policia nga kapja mafioze e Rilindjes. Pastaj taksat, subvencionet, çmimet janë më pas. Lufta e vërtet e Opozitës së Bashkuar edhe ajo që kërkon realisht “Shumica e heshtur” është pastrimi i Kënetës së Rilindjes. Ata duan të dinë thellësinë e drenazhimit dhe kullimit të ujrave të ndotur të Rilindjes dhe garancinë që Këneta nuk do kthehet sërish. Kjo do të bëjë që “Shumica e heshtur” të mbështesë Opozitën e Bashkuar pa asnjë mëdyshje.
“Shumica e heshtur” bëhet gjithnjë dhe më e heshtur.
Nga Liz Peek
Dhjetra miliona amerikanë janë të çuditur me atë, që po ndodh në vendin tonë. Lagjet e djegura nga turmat e zemëruara, një pjesë e tërë e Seattle e “okupuar” nga anarkistët, këshilli bashkiak i qytetit të Minneapolis voton për të eleminuar departamentin e policisë, monumente dhe statuja të shkatërruara. Emisionet televizive të njohura u anuluan sepse ato tregojnë forcat e zbatimit të ligjit në një këndvështrim të favorshëm. Janë mbi 700 policë të plagosur gjatë “protestave kryesisht paqësore”.
Shumica e amerikanëve janë të tmerruar nga këto krime, por kanë frikë. Ata e dinë që kundërshtimi ndaj dhunës ose sfidimi i akuzave pa fund nga e majta – se vendi ynë është “thellësisht racist” – është i rrezikshëm. Ata e dinë se turmat do i ofendojnë dhe do i vënë nën zjarrin e goditjes së tyre.
Askush nuk do të ngrihet për ju. Askush nuk do t’ju mbrojë. Është më e sigurt të heshtësh.
Në vitin 1969, Richard Nixon i bëri thirrje “shumicës së heshtur” të refuzonin thirrjet e aktivistëve që protestonin kundër përfshirjes së Amerikës në Luftën e Vietnamit. Presidenti Trump shkroi në twitter po të njëjtat fjalë, duke thënë saktë që shumica e vendit është kundër kaosit në rrugët tona.
Harry Enten, duke shkruar për CNN, jep të dhënat për një shumicë “të heshtur”, duke argumentuar se votimi në atë kohë reflektonte me saktësi mbështetjen e gjerë të Nixon, i cili më vonë u përkthye në rizgjedhjen e tij në shtetet e lëkundura.
Enten shkruan se sondazhet e sotme tregojnë se Presidentit Trump i mungon një mbështetje kaq e gjerë. Ai është i saktë kur thotë që presidenti nuk ka vlerësimet e larta të Nixon. Por ai nuk arrin të shohë se për disa çështje publiku është në të njëjtën linjë me presidentin.
Për shembull, drejtuesit frikacakë të New York Times shkarkuan një redaktor për për një editorial të senatorit Tom Cotton, i cili kërkonte përdorimin e trupave ushtarake, nëse është e nevojshme, për t’i dhënë fund trazirave të dhunshme. Por rezulton se një shumicë e madhe e amerikanëve janë me qëndrimin e senatorit Cotton.
Shumica e vendit – 64 përqind sipas një sondazhi të ABC News / Ipsos – gjithashtu nuk janë kundër me thirrjet e së majtës për të zhbërë policinë, çmenduria e fundit që ka përfshirë liberalët e vendit.
Rreth 82 përqind e të anketuarve, sipas një sondazhi, mendojnë se protestat paqësore janë një “përgjigja e duhur” për vrasjen e një njeriu të paarmatosur nga policia.
Por ndryshe, nga Chris Cuomo, një nga peshat e rënda të CNN, i cili kohët e fundit këmbënguli se demonstruesit nuk duhet të jenë “paqësorë”, vetëm 22 përqind e vendit ishin pro, që protestat e dhunshme janë një përgjigja e duhur. Plot 72 përqind nuk ishin dakord me këtë përcaktim, ku 58 përqind e të intervisuarve ishin të vendosur me forcë kundër.
Shumica e amerikanëve nuk pranojnë ngritjen e flamurit të Konfederatës në vende publike, por në të njëjtën kohë shumica nuk duan të shohin statuja dhe memoriale të drejtuesve të Konfederatës të shkatërrohen ose hiqen, siç po ndodh tani në të gjithë vendin.
Pse nuk po flasin njerëzit? Kjo nuk është e sigurt.
Drejtori i Përgjithshëm i CrossFit, një Libertarian, që refuzoi të përkrahte Black Lives Matter, por që nuk ka histori racizmi, u detyrua të dorëhiqej nga drejtimi i firmës, që vetë e kishte themeluar. Redaktorët e gazetave dhe revistave të njohura janë detyruar të dorëhiqen për “mëkatin” se kundërshtuan dogmat progresiste apo edhe pse botuan mendimet kundër tyre.
Lojtari i New Orleans Saints, Drew Brees, u kritikua për mbrojtjen që i bëri në një deklaratë në media, flamurit amerikan. Imagjinojeni.
“Shumica e heshtur” nuk beson se vendi që zgjodhi dy herë për president një njeri me ngjyrë të zezë – me shumicë votash – është racist; ata nuk mendojnë se vendi që feston ditlindjen e Dr. Martin Luther King është racist.
Më e rëndësishmja, ata kërkojnë brenda në zemrat e tyre dhe nuk gjejnë aspak racizëm.
Ata, që paraqesin të keqen të madhe të Amerikës, vendosin pikën e tyre të referimit mbi brutalitetin e policisë, të mishëruar nga vrasja e shëmtuar e George Floyd. Por sipas studiuesit të Institutit Manhattan Heather MacDonald, “Në një grup solid provash nuk gjenden paragjykime strukturore në sistemin e drejtësisë penale në lidhje me arrestimet, ndjekjen penale ose dënimet”.
Në vitin 2019, vetëm 0,1 përqind e vrasjeve të ndodhura njerëzve të zinj, ishin vrarë nga policia dhe ishin të paarmatosur. Të dhënat tregojnë se “… një oficer policie ka 18 – herë më shumë të mundësi të vritet nga një mashkulli zi se sa një mashkull i zi i paarmatosur të vritet nga një oficer policie.”
Protestuesit, të nxitur nga media liberale, zhbëjnë faktet; ata rrisin tensionet . Videot e Floyd dhe të tjerëve të vrarë nga policët kanë turbulluar kombin dhe kanë nxitur një mbështetje të gjerë për reformat e ndjeshme policore. Si zakonisht, megjithatë, e majta po shkon shumë larg.
Në shumë prej propozimeve dhe veprimeve të tyre, ata po humbasin ‘Shumicën e heshtur”.
Për shumë çështje Kombi ynë ka qenë gjithmonë i ndarë, përfshirë dhe ato që kanë të bëjnë me racën dhe policinë. Por sot është ndryshe. Asnjëherë nuk ka pasur një përpjekje kaq të bashkërenduar për të shuar mendimin kundër. Asnjëherë nuk ka pasur sulme totale ndaj njerëzve direkt, dhe jo vetëm për mendimet e tyre.
Sot, nëse nuk doni të mbështesni “Black Lives Matter”, një organizatë e angazhuar tani për të zhbërë policinë, sipas webfaqes së tyre, ju jo vetëm që jeni thellësisht gabim, por ju etiketoheni dhe si një person i keq.
Kjo është e frikshme. Ne bëjmë përgjegjës mediat liberale dhe gjithashtu ata që administrojnë mediat sociale. Ne gjithashtu fajësojmë ata që gjunjëzohen pa vetëdije ndaj gjykatësve të rremë, që ja japin vlerësime për të mirën dhe të keqen. Ata në pamje të parë përkrahin diversitetin, por në fakt ata janë thelbësisht intolerantë, qëllimi I tyre është të mbysin fjalën e lirë, vlerën e çmuar amerikane.
Ndërkohë, kolumnisti i CNN gabonku thotë që sondazhi reflekton përfundimisht opinionin publik.
Njerëzit kanë frikë të pranojnë se mbështesin Presidentin Trump, madje edhe në telefonatat që bëjnë kompanitë e sondazheve. Grupi i sondazheve “Morning Consult” e përshkruajnë këtë si fenomen si “mbështetësit e fshehur Trump “, ose – në parimin shkencor – një formë e “paragjykimit shoqëror rreth pëlqyeshmërisë së tyre!”. Nëse njerëzit janë intimiduar për të shprehur mbështetje për Trump, imagjinoni se sa të gatshëm janë ata për të kundërshtuar hapur shprehjet mbizotëruese mbi racizmin.
Nëse dyshoni se mbështetësit e Trump nuk janë të frikësuar nga armiqësia e të majtës, pyesni veten kur keni parë për herë të fundit një kapele me simbolin MAGA në Manhattan ose një stiker të ngjitur në parakolpin e një makine në Berkeley. Askush nuk do të guxonte.
Kjo nuk do të thotë që Trump ka vepruar mirë politikisht për momentin. Ai ka gabuar, koronavirusi ka bllokuar ekonominë dhe protestat e George Floyd e kanë detyruar të mbrohet.
Por nëse sulmet në qytete, karshi policët dhe mbi monumentet tona publike vazhdojnë, Trump do të ketë mbështetjen e madhe të “Shumicës së heshtur” në nëntor. Ata do t’i detyrojnë, që zëri i tyre të dëgjohet!
Liz Peek është bashkëpuntore e Fox News, dhe kolumniste për “The Hill” dhe “http://xn--foxnes-tva.com/”. Ajo merr pjesë në disa emisione për biznesin kanalin Fox Business përfshirë Varney & Company,” Making Money” me Charles Payne, “After Bell”, “Evening edit” dhe ne emisione të tjera si në “Coast-to-Coast”, “Fox & Friends” etj Në të kaluarën ajo ka shkruar për “FiscalTimes.com”, New York Post, Wall Street Journal, New York Sun. Para se të bëhej gazetare, Liz ishte një analiste e rangut të lartë që mbulonte kompanitë e fushës së naftës dhe Drejtore e Kërkimeve Ndërkombëtare, në firmën e saj. Ajo ishte partnerja e parë femër e Wertheim & Company, gruaja e parë që u bë presidente e Shoqatës Kombëtare të Analistëve të Investimeve të Naftës. Liz është e martuar dhe ka tre fëmijë.