Beteja e programeve ekonomike, sa real është zbatimi i tyre dhe ngjarjet e paparashikuara
Vera e re në fuçinë e vjetër
Nga Roland Qafoku
Zgjedhjet e 25 prillit pëveç dëshirës për të fituar nga të dy partitë e mëdha kanë një element shumë të rëndësishëm në mes. Programet e partive janë të tilla që të servirin lugën e florinjtë dhe të bën të mendosh një jetë ëndërrimtare. Nëse i hedhim një sy projekteve qeverisës që kanë proklamuar forcat politike, premtimet janë pjesa më e mirë e tyre. Në fakt, ato nuk janë thjesht premtime, por janë ide që e bëjnë Shqipërinë më të mirë dhe më të jetueshme. Dhe Shqipëria ka specialistë të fushave të ndryshme, që të ndihmuar edhe nga ekspertë të huaj, mund të bëjnë çudira në letër. Por, çështja sot është a realizohet ky program dhe a mund të mbahen këto superpremtime që proklamohen me aq pompozitet nga partitë? Nëse marrim të mirëqënë rrotacionin me 8 vjet pushtet, si PS dhe PD kanë paraqitur programe vërtetë tërheqës, ndjellës për masën e njerëzve dhe shumë interesantë për nga idetë, konceptet dhe ajo që pritet një jetë më e mirë. Duket sikur ka një garë të ethshme se kush do paraqesë programin më të bukur, më sfidues dhe më suprizues. Por nëse i krahasojmë me realitetin çfarë ndodh? A janë ato programve reale? A janë ato programe konkrete dhe të zbatueshëm?
PS NË 2013, NJË SUPERPROGRAM QË E NDIHMOI SHUMË TË VINTE NË PUSHTET
Nëse analizojmë me vëmendje programin e Partisë Socialiste që erdhi në pushtet në vittin 2013 është vërtetë një projekt revolucionar. Shumë pretime, shumë ide të reja dhe hartuesit kanë qernë të vetëdishëm që pikat e tij ishin shumë mikluese. Gjatë asaj kohe kam biseduar dhe konsultuar me disa nga hartuesit e atij programi. Me një prej tyre, zotin Ilir Beqja kam konsumuar orë të tëra duke u sqaruar, shpjeguar pikë për pikë gjithçka që ishte shkruar në letër. Në këtë shkrim kam zgjedhur 20 prej pikat më të rëndësishme të atij programi ku 300 mijë vende të reja pune, shëndetësia falas, heqja e taksave dhe ulja e borxhit publik kanë qenë themeloret. Padyshim përveç edhe disa faktorëve të tjerë, hartimi dhe proklamimi i këtij porogrami ka qenë një nga arsyet që Partia Socialiste erdhi në pushtet. Sigurisht që nga qeverisja e PS u synua fort që këto pika të realizoheshin dhe në fakt disa pika nga këto 20 janë realizuar. Por realiteti është se pikat më thelbësore kanë mbetur vetëm në letër. Po përse nuk u arrit kjo? Sepse në plan të parë programi ishte idealist por jo praktik. Sepse programi rezultoi të ishte një dëshirë por jo i realizueshëm. Sepse programi u hartua për ti bërë punët më mire, por në fakt jo vetëm që në disa sektorë nuk u bën më mirë por u bënë me keq. Këtu duhet të shtojmë edhe faktin se askush nga hartuesit nuk mendoi për ngjarjet e paparashikuara. Askush nuk mendoi që qeveria të kishte një fond të posaçëm rezervë për ngjarje të rënda si katastrofa natyrore. Dhe tërmeti i 21 shtatorit dhe i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia përgjatë vitit 2020 dhe që vijon ende, e kanë dërrmuar ekonominë dhe jetën sociale në vend.
PROGRAMI I PD NË 2021, SFIDA E ZBATIMIT
Vimë te programi ekonomik i Partisë Demokratike i sapoproklamuar si bazë për garën e 25 prillit. Padyshim që kur e dëgjon dhe e lexon është plot kërshëri. Ka pika që të ndjellin dhe miklojnë një masë të madhe njerëzish. Brenda tij ka ide të bukura dhe të krijojnë idenë se populli do jetojë më mirë me këtë program. Por, pyetja e madhe është: A mund të zbatohet ky program? Sa të sigurtë jemi ne që PD do ta realizojë atë? Ku do ti gjeë paratë qeverisja e PD kur aktualisht vendi është përfshirë nga një krizë që vetë PD atë që do ti lërë qeverisja e PS, e quan tokë e djegur? Dhe vimë te ajo e fundit por jo më pak e rëndëismje: A ka parashgiaur PD ngajrje të paparashikuara? Pandemia nuk mund të mbarojë dhe ndërpritet sapo PD të vijë në pushtet atëherë si do ta menaxhojë ekonominë qeveria e PD me një pandemi që një Zot e di se kur mund të zhduket në të gjithë globin? Është shumë interesante hapja e 110 mijë vendeve të reja pune. Është shumë mikluese rritja e pagës minimale 36 mië lekë të reja në muaj. Është po aq sfiduese ulja e tasave nga të ardhurat personale në 9 për qind. Është lehtësuese ulja e sigurimeve shoqërore në vlerën 18 për qind. Është superlehtësuese heqja e taksës për karburantet. Rritja e pensioneve i gëzon pensionistët pa masë. Mbulimi i shpenzimeve arsimore për studentët në masën 90 për qind është lehtësia me e madhe në arsim. Tekstet falas po ashtu. Programe edukative për fëmijët një ndihmë e madhe në edukim. Për çdo të poralindur 3 mijë lekë të reja në 5 vitet e para të jetës. Kredi për strehim të 5 mijë çifteve të reja një subvencionim fantastik që të mos largohen jashtë vendit dhe që do sjellë frenimin e ikjes masive. 100 milionë Euro në vit për fermërët. Shumë shumë mirë. Madje nuk ka ku të shkojë më mirë. Po a mund ta zbatohet ky program? Pra sfida është se pas 30 viteve nga rrëzimi i komunizmit, partitë politike në Shqipëri mund të arrijën të bëjnë programe të mirë dhe të bukur. Por sfida e sfidave është zbatimi i këtyre programeve. Dhe për këtë partitë duhet të japin besim dhe të garantojë zbatimin e tij. Ndryshe mbetemi si në premtimin e 300 mijë vendeve të reja të puëns dhe shëndetësinë falas që premtoi PS dhe që nuk e realizoi kurrë. Nëse arrijmë të përsërisim gabimet, jo vetëm që nuk është gjë e mirë por Shqipëria bën pas. Kjo është sfida e sfidave për çdo parti që kërkon të vijë në pushtet.
NGJARJET E PAPARASHIKUARA, SFIDA E SFIDAVE NË QEVERISJE
Asnjë nga 9 kryeminstrat pas rrëzimit të komunizmit nuk ka nisur të qeverisë duke patur në mendje se gjatë rrugës mund të ndodhin ngjarje që nuk i ka parashikuar kush qoftë këto katastrofa natyrore si tërmete, përmbytje, erozione, incidente teknololgjike, qoftë ngjarje të dhunshme apo kryengritje me armë. Të gjitha këto me pasoja në jetë njerëzish, pasoja në ekonomi por edhe në jetën sociale në vend. Të gjithë kryeministrat dhe qeveritë që kanë drejtuar vendin kanë planifikuar të qeverisin në ditë të bardha e në normalitet, a thua se Shqipëria dhe qeverisja e saj funksiojnë si një vend normal e jo që siç thotë Ismail Kadare “Shqipëria i ngjan trupit që nuk i ikin ethet”. Dhe kur është dashur të përballen me ngjarje të paparashikuara, pothuajse kanë ngritur duart përpjetë. Janë dorëzuar. Madje, kryeministrat janë larguar nga detyra dhe qeveria e tyre ka rënë pikërisht falë atyre ngjarjeve të paparashikuara. I marrim me radhë të paktën kryeministrat që kanë konsumuar mandate të plota ose që kanë qendruar disa vjet në atë detyrë.
Pavarësisht fajeve se të kujt ishin, qeveria e Aleksandër Meksit kurrë nuk do kishte rënë pas vitit të parë të mandatit të dytë nëse nuk do nisnin trazirat e shkurt marsit 1997. Pas humbjes së kursimeve në firmat rentiere, turma të tëra njerëzish u dyndën dhe shkatërruan gjithçka. U hapën depot e ushtrisë, u rrëmbyen armët dhe masa e njerëzve shkatërroi çdo institucion të shtetit duke u bërë një rast unikal në historinë e shtetit shqiptar por edhe në të gjithë botën. Përballë kësaj situate kryeministri Meksi kishte vetëm një aleternatiëv, të largohej bashkë me qeverinë. Kryeministri Bashkim Fino ishte tranzitor dhe nuk ia vlen ta përfshijmë në këtë konteks. Edhe kryeministri Fatos Nano që erdhi në pushtet si drejtues i PS në zgjedhjet e qershorit 1997 u ndesh me ngjarje të paparashikuara. Jo vetëm protesta e dhunshme me armë në shkurt 1998 në Shkodër, por edhe më 12 dhe 14 shtatori 1998 në Tiranë me vrasjen e Azem Hajdarit dhe kryengritjen e armatosur solli daljen e institucioneve të shtetit nga shinat dhe largimin e tij. Vetë kryeministri Nano la zyrën e mbushur me plumba dhe u fsheh deri në Maqedoni për të mos u shndërruar në viktimë të atyre që kërkonin publikisht kokën e tij.
Kështu ndodhi edhe me kryeministrin Pandeli Majko që pati si ngjarje të paparashikuara luftën në Kosovë dhe ardhjen në Shqipëri të 1 milionë kosovarëve të larguar me dhunë nga trojet e tyre nga represioni serb. Kështu ndodhi me kryeministrin Ilir Meta të cilit iu desh të menaxhonte disa sulme me armë në komisariate, terrorizmin islamik në Tiranë që u shoqërua deri më mbylljen e ambasadës amerikane por edhe një përplasje politike brenda PS të quajtur katharsis dhe që u shoqërua me krizë qeverisëse.
U duk sikur krijoi një stabilitet 8-vjeçar i qeverisjeës kryeministri Sali Berisha dhe vitet 2005-2008 janë nga vitet më të vlerësuara për nga arritjet dhe shifrat. Por shpërthimi I municioneve në Gërdec më 15 mars 2008 me pasoja katastrofike në njerëz, shtëpi, prona, biznese, përmbytjet në Shkodër në periudhën 2009-2010 dhe ngjarja e 21 janarit 2011 sollën pasoja të rënda në qeverisje dhe deri largimin e Berishës. Po ashtu edhe me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama ngjarjet e paparashikuara janë goditja më e madhe që ai ka marrë. Tërmetit i 21 shtatorit dhe 29 nëntorit 2019 dhe pandemia e coronavirusit e vitit 2020 e cila vijon ende, janë ngjarje që jo thjesht e dëmtuan por e kolapsuan ekonominë dhe padyshim që kanë lënë pasoja në qeverisje.
Pra nga e gjithë kjo panoramë, kuptojmë që programet e partive janë vetëm për një normalietet pa i lënë mundësi diskutimeve për ngjarje që mund të ndodhin por që nuk i parashikojmë dot. Madje nuk ka asnjë fond të veçantë rezervë për ti pëballuara ato. A e imagjinoni nëse PD do jetë në pushtet pas 25 prillit dhe në program nuk ka të shkruar asgjë për ngjarje të këtij lloji. Madje nuk ka as për pandeminë. Po pse kur të vi PD në pushtet pandemia do zhduket? Jo që jo. Por nëse ndodhin ngjarje të tjera të paparashikushme? Duket qartë që PD është e papërgatitur për këtë. Mirëpo siç kanë rrjedhur ngjarjet, ngjarjet e paparashikuara janë dhe do mbeten përcaktuese në mënyrën se si qeveria i menaxhon ato. Kjo është sfida e sfidave.
(Tabela 1) Programi ekonomik i PD 2021
- Hapja e 110 mijë vendeve të reja pune përmes përmirësimit të klimës së biznesit dhe thithjen e investime të huaja.
- Rritja e pagës minimale në 36 mijë lekë të reja në muaj, duke krijuar lehtësira për biznesin dhe duke e mbështetur atë.
- Ulje e taksave mbi të ardhurat personale në 9 për qind duke ruajtur fashën ekzistuese. mbrojtëse prej 30 mijë lekësh. Taksë 9 për qind e fitimit mbi të gjitha sipërmarrjet shqiptare me një xhiro vjetore mbi 14 milion lekë të reja.
- Ulje e sigurimeve shoqërore në vlerën 18 për qind. Është 21.6 për qind.
- Totali i taksave dhe tarifave vendore të bizneseve të vogla dhe të mesme nuk do të jetë më i lartë se 0.5 për qind e xhiros.
- Anulimi i taksës Rama prej 24 lekë të reja për litër karburanti. Çdo litër karburant do t’ju kushtojë 240 lekë të vjetra më pak sesa ju kushton sot.
- Rritje e pensioneve me dyfishin e inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5 për qind në vit me synimin që në fund të mandatit të parë pensionet mesatare shqiptare të kenë kaluar pensionet mesatare të rajonit.
- Ulje e çmimit të energjisë elektrike dhe të karburanteve.
- Mbulim i shpenzimeve arsimore për tarifat arsimore për 90 për qind të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura më pas 640 mijë lekë të vjetra në muaj.
- Programe pas shkollore edukative për fëmijët dhe ushqim në shkollë për orët shtesë. Kështu fëmijët do të jenë të sigurt dhe larg rrugëve.
- Tekste shkollore falas për të gjithë ciklin parauniversitar.
- Çdo familje do të përfitojë për çdo të porsalindur një pagesë mujore 3 mijë lekë të reja në muaj për 5 vitet e para të jetës.
- Çdo vit, 5000 çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi i plotë i interesave të kredive për strehim. Qeveria do të paguajë 100 për qind interesat bankare për çdo kredi të marrë për një apartament apo banesë.
- Subvencione për fermerët 100 milion euro në vit dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore apo blegtorale.
(Tabela 2) Programi i Partisë Socialiste në vitin 2013
Rimëkëmbjen ekonomike duke u mbështetur në tre shtylla: Ekonomi rurale, moderne dhe produktive. Ngritja e një sistemi on line të informacionit ekonomik kombëtar që do orientojë investitorët vendas dhe të huaj.
Do ulim borxhin. Aktualisht është 60 për qind dhe çdo fëmijë që lind sot me një borxh prej 2450 dollarë.
Sigurimin e 300 mijë vende të reja pune. Aktualisht Shqipëria ka 1 milionë të papunë
Kush fiton më pak do paguajë më pak. Do kalojmë nga një taksim regresiv i konsumit dhe taksim proporcional në një taksim progresiv. Çlirimi i nga sistemi i referencës
Paga minimale dhe minimum jetik i garantuar me pensione jo më të ulta se 40 për qind të pagës mesatare.
Krjimi i një fondi strehimi në ndihmë të familjeve të reja dhe të pastreha.
Kujdes shëndetësor me mbulim universal; shërbim shëndetësor falas sipas nevojës për të gjithë shtetasit me banim të përhershëm në Shqipëri. Zbatim, brenda vitit të parë të qeverisjes, i një sistemi të përvitshëm kontrolli mjekësor bazë për çdo shqiptar mbi 40 vjeç.
Përfitimi ndaj shtatzanisë për çdo nënë që lind fëmijë pavarësisht nëse është e siguruar apo jo.
Hartimi i një reforme të re në drejtësi në bashkëpuënim me partnerët ndërkombëtarë. Kjo do të sjellë drejtësinë e munguar dhe do ketë impakt në çdo sektor të jetës në vend sidomos në ekonomi sepse do thithë investime të huaja.
Buxheti i arsimit do jetë 5 për qind e PBB.
Ta kthejmë Shqipërinë në qendër rajonale shërbimesh.
Shtritja e turizmit përgjatë gjithë vitit dhe kthimi i turizmit në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë.
Do ndërtojmë një infrastrukturë transporti të integruar ku harmonizohet transporti rrugor, ujor, ajror dhe hekurudhor. Prioritet do ketë lidhja me rrjetin hekurudhor maqedonas, porti i ri i Vlorës, porti i Porto Romanos dhe porti i ri i Shëngjinit.
Burxheti për ushtrinë të shkojë në 2 për qind
Derë e hapur për emigrantët. Të integrojmë emigrantët në politikbërjen e vendit.
Zgjidhje e çështjes së pronës.
Sektori I energjisë elektrike do synojë furnizimin pa ndërprerje të konsumatorëve familjarë. Transparenca dhe vendosja e rregullave të qarta në tregun e furnizimit duke fuqizuar displinën teknike.
Do ndalojmë importin e plehrave në atdheun tonë duke e afruar këtë si garanci.
Çrrënjosje e korrupsionit në të gjitha nivelet duke ngritur një sistem konkret të luftës ndaj mitmarrjes.
Marrja sa më shpejt e statusit kandidat dhe çelja e bisedimeve me BE.
Fjala.al