Biden përballë Trump

Nga Kastriot Islami –
Ende zyrtarisht nuk ka një rezulat për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Pra duhet pritur…edhe pak…!
Biden ka shpallur fitoren kur janë numuruar në shume nga shtetet e “diskutueshme” mbi 99 përqind e votave. Trump
s’e ka pranuar rezultatin, dhe sic ndodh tradicionalisht në SHBA s’e ka njohur fituesin e për rrjedhojë s’i ka bërë një
“telefonatë njohjeje të fitores” apo një “telefonatë përshëndetje për fitoren”. Madje Trump ka deklaruar se për shkak
të manipulimeve shumë nga rezultatet do të atakohen në gjykatë…Shumë liderë botërore, e kanë përshëndetur Biden,
për fitoren e deklaruar…
Nga sa më lart, do të thotë që zytarisht duhet pritur… ndonëse për demokratët fitorja është e padiskutueshme,
ndërkohë që për republikanët s’ka asnjë dyshim që fjalën e fundit do ta thotë gjykata…
Nga analiza e rezultateve në 8 shtetet e “diskutueshme” (në vota për Biden apo Trump) që janë konkretisht i) Wisconsin
me 10 mandate elektorale; ii) Michigan (me 16 mandate elektorale); iii) Pensilvania me 20 mandate elektorale; iv)
Georgia me 16 mandate elektorale; v) North Carolina me 15 mandate elektorale; vi) Nevada me 6 mandate elektorale;
vii) Arizona me 11 mandate elektorale dhe viii) Alaska me 3 mandate elektorale; rezultojnë këto përfundime

Biden ka fituar 15 485 539 vota dhe 79 mandate

Trump ka fituar 15 306 957 vota dhe 18 mandate

Diferenca ne vota ne keto 8 shtete eshte vetem 178 582 vota dhe ne mandate 61
Në shkallë kombëtare

Biden ka marrë deritani, 14/11/2020, ora 13.45: 78 189 629 vota kombëtare dhe 306 mandate elektorale;

Trump ka marrë deritani, 14/11/2020, ora 13.45: 72 770 419 vota kombëtare dhe 232 mandate elektorale

Diferenca në vota kombëtare është 5 417 848 vota në favor të Biden; diferenca në mandate elektorale është 74.
Nga këto rezultate paraprake rezulton
Biden me 306 mandate elektorale dhe Trump me 232 mandate elektorale. Ndërkohë që duhen minimalisht për tu
zgjedhur president 270 mandate elektorale…
Përsëritje: Duhet pritur rezultati zyrtar pra kur do të përfundjnë të gjithë numurimet por kur do të deklarohen të gjithë
vendimet e gjykatave (sepse duket do të ketë ankimime sic ka deklaruar e Trump).

SHKARKO APP