Biden “president” i të rinjve; Trump “president” i të paarsimuarve

Nga Eduard Zaloshnja –

Nga një anketim mbarëkombëtar me rreth 12500 amerikanë që votuan në zgjedhjet presidenciale, rezulton se kandidati Biden e pati suksesin më të madh elektoral te votuesit 18-24 vjeç (të të gjitha racave dhe etnive).

Ai mori 65% të votave në këtë grup demografik, ndërsa kandidati Trump mori 31% (4% votuan për kandidatët e tjerë të shumtë).

Nga ana tjetër, kandidati Trump e pati suksesin më të madh elektoral te votuesit e bardhë pa arsim të lartë.

Në këtë grup demografik, 67% votuan për Trump e 32% votuan për Biden (5% votuan për kandidatët e tjerë të shumtë).

SHKARKO APP