“Bild”: Zonja Merkel, t’ju vijë turp!

 

Është sulmi më i ashpër, me të cilin është përballur ndonjëherë kancelarja ballë për ballë.

Edhe pritja ishte e hidhur për Angela Merkelin, 61 vjeç.

Ndërkohë që kancelarja gjermane po ngjitej në sallën “Globana Messezentrum”, një burrë e sulmoi.

Ai është i zemëruar, flet duke u dridhur: “Zonja Merkel, turp t’ju vijë”.

Ajo vetëpërmbahet, shkon direkt në skenë.

Ai është anëtar i CDU, nuk do të tregojë emrin e tij.

“Asaj duhet t’i vijë turp për atë që po i bën vendit”, thotë ai për gazetën Bild.

Rreth 1 mijë anëtarë të CDU-së kanë ardhur nga organizatat e partisë nga Saksonia, Tyringeni, Berlini dhe Brandenburgu.

Është shtruar një qilim, një qilim gri.

Karriget janë gri, murët janë gri.

Në fakt do flitet për tre rezoluta për partinë, por askush në sallë nuk është i interesuar.

Kancelarja nuk ka hyrë akoma mirë në sallë, ndërsa një baner e pret tek karrigia e saj: “Ndaloni fluksin e emigrantëve”.

Është partia e saj, baza e saj, që qëndron në radhët e dendura përpara saj.

Në fjalimin e saj Merkel flet për pikëpamjet e krishtera për njeriun, për dinjitetin njerëzor, për nenin 1 të Kushtetutës, vlerëson përpjekjet e Bavarisë dhe përparimin që po bëhet për kthimin e refugjatëve nga Ballkani Perëndimir.

Por nuk ngjisin.

Me qetësi, Merkel shpjegon situatën në Siri, terrorin e ISIS, bombat-fuçi të Assad dhe rolin e Turqisë në krizën e refugjatëve.

Bota e saj janë detajet diplomatike, bota e njerëzve është tjetër.

Me një xhaketë sportive blu, ajo përsërit duke ngritur duart në ajër: “Mund të rishikojmë numrat”.

Por salla dëgjon vetëm ato fjali ku flitet për deportim, shpërndarje, ndalim të emigracionit.

Vetëm për to ka duartrokitje.

*Marrë me shkurtime nga "Bild"

SHKARKO APP