Bisedë me veteranin
Nga Mitro Çela
Dje në orën 7.00 nisa krosin nga kodrat e Liqenit Artificial. Ndjek këshillën e Hipokratit: Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë! Kur varesha poshte kodrave, takova një veteran. Pasi më shtërngoi fort dorën, dhe më dhuroi dy puthje “alla shqipo” më thotë:
-Edhe unë kam një nip, si puna jote. Më të madh. Po shkon në klasën e tretë. Babai i ka blerë një laptop. Më futi dhe mua lezetin. Ma mësojë “zanatin”. Tani lexoj badjava gazetat dhe haberet e tua. Do të ta them si miq që tani jemi ne FB? Lexoj vetëm ato habere, që u këndohet cicave?! Përtërihem. E di përmendsh njërën: “Thumbi i cicës si lajthi/ Do e pi o me raki…”. Kaqë e shkurtër të jetë?…Mbase ka edhe ndonjë strofë, që se fut dot në FB për miletin?…Ma recito mua, të keqen burazeri?!
-Të kuptoj! I thashë.- Kur të punonte kandari, ke pasur qejf atë bukuroshen e fjetur nga ka dalë raca njerëzore…Tani që je me proteza, u lëpihesh vjershave me cica. Je orrno (tamam) si zotëria ime! Dëgjo një perlë përmetare:
“Dola në pazar, /bleva dy limua/t'i kisha yrnek/për cicat e tua.
Dy cicat e tua/kullumbri prej gjëmbi/ç'u plakçë i mjeri/nuk m'i zë dot dhëmbi.’
-Të të bëj edhe njw rixha?-Më thotë i eksetuar veterani.- Kam me vete bllok dhe kalem! A mund të mi shkruash! Dua ti mësoj përmendësh… ..I ktheva bllokun….Më shtrëngoi dorën. U largua duke tërhequr një këmbë zvarrë. Përfitova nga rasti ta pyes:
Unë:-Këmbën ta ka marrë hemoragjia cerebrale?
Ai:-Jo, ma ka marrë gjermani! Ishte kohë lufte. Na, në llogore. Kur fap një plumb në kofshë…
Unë:-Pse, me gjermanët luftonit me këmbë përpjetë?
Veterani:-Qerrata Mitro! Lëshoke edhe thumba! Nuk ta marr për keq: Je I larë me cicat që më fale.
Shënim: Vargjet i ka publikuar në FB, shoku im i klasës Dashmir Zaçe