Bjeruni daulleve, bota vesh ta marrë se ne jemi të marrë

 

Nga Mentor Kikia

Shumë gjimnaze në Tiranë sot nuk zhvilluan mësim.

Në mënyrë të organizuar apo të rebeluar, nxënësit nuk u futën në klasa, duke valëvitur flamuj kombëtarë në oborret e shkollës e duke brohoritur “O sa mirë me qenë shqiptar”, “Kuq e zi- O hej, Kuq e zi- O hej”.

Disa kishin nxjerrë edhe insfatrukturën e shkollës për organizimin e eventeve, bokse, mikrofonë e miksera, dhe nga bosket e fuqishëm dëgjoheshin këngë patriotike si “Xhamadani vija-vija”, “Të ka lali xhan”, “Hop hop ti Mamica” etj.

Në gjimanzin, “Partizani” thirrjet e drejtuesve të shkollës me megafon, që nxënësit të futen në klasa, nuk bënë asnjë efekt dhe u mbytën nga ulërimat patriotike të të rinjve.

Edhe në gjimanze të tjera festa e fitores së kualifikimit të kombetares sonë në europianin e futbollit kishte “ngritur peshë” zemrat e te rinjve patriotë, të cilët e kishin bojkotuar shkollën.

Nëpër trotuaret e kryeqytetit shikoje turma të rinjsh “patriotë”, me qeleshe dhe flamuj kuqezi që brohorisnin për fitoren.

Të bëhej zemar mal, ndërsa shikojë këta të rinj, me këtë energji, patriotizëm dhe atdhedashuri kaq të madhe, që kishin lënë shkollën dhe bridhnin rrugëve me qeleshe.

Këta janë treguesi se ky vend e ka të sigurtë të ardhmen.

Janë tregues se jemi fiks në udhën e theqafjes si shoqëri, kuptohet me ndihmën e pakursyer të qeverisë dhe politikës në tërësi.

Festoni o shqiptarë, pa lërini ata që dërdëllisin për punë e shkollë.

Mbyllini shkolla, zyra, miniera, fabrika (ato që janë) dhe bjeruni daulleve, ta marrë vesh serbi e greku, francezi e gjermani që ne do të shkojnë në Francë.

Ta marrë vesh bota mbarë se në jemi të marrë.

Kur perandoria romake po shthurej, perandorët shtonin kohën e lojërave nga 1 në 2, në 3 muaj e me radhe, në Koloseum.

Populli do festë, nuk do as punë, as bukë. Shkollë jo që jo. Atëherë të bien daullet e festës. Nga 365 ditë në vit, 65 ti lëmë për punë dhe 300 ditë ti bëjmë festa.

SHKARKO APP