Blatter nuk është mundur ende
Më në fund është hapur rruga për reformën e organizatës botërore të futbollit. Por denimi i Joseph S. Blatter dhe Michel Platini nuk do të thotë se reformat do të jenë të suksesshme, mendon Joscha Weber.
Sërish ishte ai, Joseph S. Blatteri i vjetër. Luftarak, plot energji, syhapur dhe – i bindur në vetvete. Kur u paraqit në konferencën për shtyp në qendrën e FIFA-s, të hënën, shumëkush ka pritur një ish-president të FIFA të lodhur dhe të dërmuar. Ecja e tij jo e sigurt dhe një flaster në fytyrë, të cilin Blatter e mbanë prej ditësh nën syrin e djathtë, sugjeronin një gjendje të këtillë: Blatter është të paktën i lodhur, nëse jo edhe k.o. – por gabim. Për fat të keq.
Joseph S. Blatter, drejtuesi i kahershëm i FIFA, ende nuk është ngopur. Komisioni Etik i FIFA e ka denuar ate dhe presidentin e UEFA Michel Platini, me tetë vite mos ushtrim të ndonjë detyre në futboll, por Blatter nuk do të pranojë këtë vendim. "Tetë vite? Pse?", pyeste Blatter dhe paralajmëronte se do të luftojë "për FIFA dhe për vete". Blatter gjithmonë i ka barazaur veten dhe FIFA. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi më i madh: Blatter përcakton edhe pas denimit të tij axhendën e zhvillimeve në FIFA dhe parandalon një fillim të ri në organizatën botërore të futbollit.
Blatter viktimë? Qesharake
Në paraqitjen e tij emocionale dhe përplot me fjalë të fuqishme ("turp", "rrena", "padrejtësi") Blatter e quajti veten viktimë të Komisionit Etik të FIFA dhe kërkoi më shumë njerëzi dhe respekt – natyrisht për vetveten, për kë tjetër? Është shumë e qartë se ky njeri vuan nga perceptimi i realitetit, sepse pagesat misterioze të 1,8 milionë eurove, për të cilat hetuesit thonë se janë dhënë për rizgjedhjen e tij në vitin 2011, Blatter ende nuk mund t'i shpjegojë. Njeriu do të mund të qeshte me monologun e tij para gazetarëve nga mbarë bota, sikur çështja të mos ishte kaq serioze. Sepse futbolli gjendet në udhëkryq. Udhëheqësia e sportit më të dashur në botë ka përjetuar rënie shumë të rëndë, me të drejtë. Hetuesit amerikanë dhe zvicerianë kanë hedhur një vështrim në një prej sistemeve më të korruptuara dhe kanë konstatuar se këtij sistemi duhet t'i jepet fund. Menjëherë.
"Unë nuk mund të them se kjo është një ditë e mirë për FIFA", tha Blatter. Njeriu do të mund të brohoriste: "Po, kjo është një ditë e mirë për FIFA!" Me denimin e Blatterit hapen më në fund edhe shansat për pastrime në FIFA. Sistemi i dyshimtë i vperimeve të cilin e ka toleruar me vite të tëra vet Blatter dhe në të cilin ka marrë pjesë me vite të tëra edhe vet Komisioni Etik, duhet të marrë fund. Kontigjentet e biletave për Kampionate Botërore si shpërblim për vota, ryshfeti për të drejtat e trasnmetimeve televizive, ndarja e posteve sipas influencës – në FIFA duket se është punuar si në pazar. Duket se të gjitha kanë mundur të blehen, madje edhe kampionatet botërore. Blatter e ka mbështetur këtë politikë me vite të tëra dhe ka përfituar nga ajo. Ironike është që atë e rrëzon tani pikërisht instrumenti të cilin e ka instaluar vet – Komisioni Etik i cili e ka ndimuar në luftën kundër kundërshtarëve të tij (Mohamed bin Hammam, Jack Warner).
Sistemi i Blatterit vazhdon të jetojë
Si do të zhvillohen gjërat? Mbase me një grindje të gjatë drejtësie. E vërtetë është që Bllater ende nuk është mundur. Dhe kjo vlenë edhe për sistemin e instaluar nga ai. Gati të gjitha pozitat në FIFA janë të zëna me njerëz të besuar të Blatterit apo njerëz të dëmtuar. Reformimi i federatës botërore të futbollit duket shumë i vështirë. Vetëm pas reformave të thella mund të dihet nëse kjo ditë vërtetë ishte e mirë për futbollin.