Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:17 Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi kuqezi është bërë futbollisti i parë që arrin kuotën e 100 ndeshjeve me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bledar Kurti: 25 prilli është referendum kundër varfërisë

Forum E diel, 28 Shkurt 2021 11:05
Bledar Kurti: 25 prilli është referendum kundër varfërisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dr. Bledar Kurti

25 prilli është referendum kundër varfërisë.

Kur populli i Parisit u revoltua për shkak të varfërisë ekstreme, dhe kur mbretëreshës së ardhshme Maria Antoinetta i shkoi fjala se njerëzit po vdisnin për bukë, ajo u përgjigj; “Nuk kanë bukë? Atëherë le të hanë kek.” Dhe kjo thënie nuk ishte aspak me ironi, por borgjezia franceze e kohës as që ia kishte idenë se njerëzit ishin të uritur dhe e kishin barkun bosh.

Sot, qeveria shqiptare as që e ka idenë se në çfarë varfërie ekstreme dhe skamje të madhe është zhytur vendi. Madje me arrogancën e saj ajo ndihet e ofenduar që ka një popull kaq arkaik e të pagdhendur që mendon për gjëra kaq minimale si buka e përditshme e që nuk e mbush dot barkun me projektet e saj në 3D.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si mund të jenë shqiptarët e varfër? Nuk kanë bukë? Le të hanë ineceratorët që kanë kushtuar 400 milionë euro edhe pse nuk janë vënë kurrë në punë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

40% e shqiptarëve jetojnë me 5 dollarë në ditë? Le të presin sa të ndërtohen aeroportet, portet, trenat, kullat, lungo maret (edhe në qytetet pa det.)

Pensionistët nuk paguajnë dot ilaçet, nuk paguajnë dot faturat e ujit dhe dritave? Le të ushqehen me konçensionet prej 1.2 miliardë euro që u dhanë vetëm gjatë pandemisë.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 1 ore
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Janë larguar 600 mijë shqiptarë vetëm gjatë 8 viteve të fundit? Ndër ta 400 mijë tē rinj? “Ky nuk është fundi i botës” tha kryeministri, do mësojnë për kultura të reja e do emancipohen.

Nuk është hapur asnjë vend i ri pune? “Ne punojmë natë e ditë,” thotë qeveria, duke prishur Teatrin Kombëtar në kulmin e pandemisë, duke firmosur tendera me procedurë të përshpejtuar, PPP dhe konçensione për çdo sektor të vendit, madje edhe varrezat duke ia dhënë privatit.

Si mund të ankohen shqiptarët kur qeveria e tyre është e vetmja në botë që në kohë pandemie rriti lejet e ndërtimit, i hodhi paratë për beton, kulla, ngushtime rrugësh, asfalt elektoral, dhe projekte 3D duke e çuar dëmin në buxhet të shtetit, sipas KLSH, në 7.2 miliardë dollarë?

80% e biznesit është në prag falimenti? Punë e madhe. Kot nuk u rrit borxhi publik në nivele ekstreme, më të lartin në 30 vitet e fundit, nga 63% në vitin 2013 në 97.4% që është sot. Oligarkët kanë dhjetëfishuar fitimin. Dhe kur janë ata mirë përse ankohet populli?

Shqiptarët nuk kanë bukë? Le të hanë kek. Kek në 3D. Kek mavi. Kek në Facebook, Instagram, Twitter dhe ERTV.

Por “varfëria lind revolucionin” tha Aristoteli, ndaj edhe 25 prilli nuk është thjesht një datë zgjedhjesh por është referendum kombëtar kundër varfërisë.

Është revolucion zemërimi kundër autorëve të këtij mjerimi të madh që ka pushtuar çdo familje shqiptare.

Shtresa e mesme do i ndëshkojë sepse në 8 vite u asimilua qëllimisht që të mbahej e nënshtruar e të mos ngrinte zërin.

Mosha e tretë dhe pensionistët do i largojnë sepse i braktisën e i trajtuan pa dinjitet.

Administrata do i shporrë sepse i fyen dhe trajtuan me përçmim, duke i zvetënuar figurën e punonjësit civil.

Qytetarët e thjeshtë do i çojnë në azil sepse kjo qeveri i detyroi të largonin me dhimbje bijtë e bijat jashtë vendit.

Rinia do i japê shuplakën më të madhe në 30 vitet e fundit pasi i vranë shpresën.

Edhe pak ditë nga pranvera shqiptare.

Etiketat e lidhura

Bledar Kurti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 1 minute

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 9 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 16 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 17 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.