BLEDI MANE-SAVIANOS: NË PARLAMENT KEMI 7 DEPUTETË ME JURIDIK, POR PA GJIMNAZ

 

Gazetari Bledi Mane gjatë një takimi me shkrimtarin dhe gazetarin italian Roberto Saviano e ka informuar për 7 deputetë të parlamentit shqiptar të cilët, sipas Manes, kanë mbaruar shkollat e larta për juridik, por rezultojnë të mos kenë diploma gjimnazi.

 

Bledi Mane në statusin e tij në Facebook, nuk ka publikuar emrat e deputetëve por i ka kërkuar Savianos, që nëse takohet me krerët e vendit, si fillim t’u arsimimin e politikanëve.

“I dhashë dy detyra shtëpie Roberto Savianos

Interesant sot bashkëbisedimi me autorin planprishës Italian të dënuar nga mafia, në prezantimin e librit te tij të fundit "Zero,zero,zero-si e qeveris botën kokaina". Folëm për dekriminalizimin e politikës shqiptare dhe gjatë debatit i kërkova që nëse takon krerët e vendit, si fillim t'u kërkojë arsimimin e politikanëve. E keni dëgjuar që në parlamentin national kemi 7 deputetë me diploma juridiku por ende nuk kanë mbaruar gjimnazin?”, shkruan Mane.

gazetari Bledi Mane e këshillon miqësisht Roberto Savianon, të mos e përdorë termin “mafie shqiptare”, pasi një gjë e tillë nuk egziston.

“Dhe një këshillë miqësore ia shpreha italianit:

-Hiqe nga terminologjia togfjalëshin "mafie shqiptare" sepse nuk egziston. Ne nuk njohim hierarki, krimi ynë është ordiner. Ne nuk bëhemi dot skllevër, ushtarë. Ne të gjithë duam të jemi komandantë…”, shkruan Bledi Mane.

SHKARKO APP