Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:40 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026 Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026, sipas të dhënave më të fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë është: një euro këmbehet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Blloku dhe periferia, dy Tiranat e dëshpëruara të Shqipërisë

Forum E enjte, 9 Shtator 2021 17:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lorenc Vangjeli –

Ka të paktën dy Tirana në kryeqytetin e Shqipërisë. Tirana e parë zgjohet herët. Përcjell fëmijët në shkollë. Nxiton në punë. Furnizon dyqanin apo ndez ekspresin e kafes duke dëgjuar çuna e goca që lexojnë shtypin të përditshëm në çdo ekran televizori.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 23 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Kjo Tiranë zgjohet duke shijuar pamjen e prezantueseve të motit, por jo parashikimin që ato bëjnë për motin. Kjo Tiranë mëngjesesh vazhdon të grindet edhe pas kafes të tretë të ditës për opinionet e darkës tek Fevziu, Vasili, Zogaj, Balla, Rakipi, Zheji e të tjerë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kundërshton apo duartroket Minxhozin, Meron, Desadën, Ilvën, Çanin, Muçin, Lubonjën, Nikollë Lesin, Bushatin, Henrin, Hilën, Bollinon, Myftarin e të tjerë, në krah të Sandrit, Vjollcës, Irfanit apo Ndroqit.

Bëhet sy e vesh për të parë e dëgjuar se çfarë ka ndodhur me Ramën, Bashën, Monikën e të tjerë që diktojnë se çfarë do të bëhet me Tiranën dhe në Tiranë. Edhe njëri, edhe tjetri, në pushtet apo në opozitë, është më i aftë se prezantueset e motit; ata bëjnë edhe shiun, edhe diellin. Ata vendosin edhe për kursin e euros në Tiranë apo modën e atleteve. Kjo Tiranë ha diçka shpejt e shpejt në drekë dhe nxiton në darkë të hapë televizorin për të parë me sytë e Ramës, Bashës apo Monikës nëse është ngrysur e lumtur apo është zgjuar fatkeqe.

Ka edhe një Tiranë tjetër.

Ajo shtriqet vonë. Më saktë shkon të flejë kur ka gdhirë. Gjatë javëve të dimrit dreka është diku në ish-Bllok.  Gjatë javëve të verës dreka është para dhe mbas schiuma party-ve të pambarimta kur janë në breg të detit apo kur e shohin bregun nga bordet e jahteve. Djemtë e kësaj Tirane i porosisin pijet me shishe, paguajnë me euro dhe dalin në instagram duke xhiruar gomat e makinave dy vendëshe në ish-Bllok. Vajzat e kësaj Tirane jetojnë me rroba banjoje në Instagram.

Rrobat e banjos janë kostumi i tyre i punës, njëlloj si kominoshet për punëtorët e krahut. Vetëm se paguhen ndryshe për punë të ndryshme. Drekat e dimrave të tyre i hanë sërish në plazhe, njëlloj si në verë kur jetojnë sërish nga plazhi në plazh.

Kjo Tiranë në faqet rozë të të shtypit të së shtunës. Janë të famshëm e të pashëm. I kanë të gjithë zili dhe xhelozojnë pafund Tiranën tjetër.

Tiranën e heshtur.

Dhe kështu ka vite që ndodh. Deri në darkën kur ata bëhen lajme të kronikës së zezë dhe subjekte të komunikatave të policisë. Dhe Tirana e parë, ajo që zgjohet herët, që mban shënimet e shpenzimeve të përditshme në fletore shkolle fëmijësh, jua ridëgjon emrat në darkë tek Fevziu. Kërkon dhe ju gjen miqësitë apo armiqësitë me Ramën, Bashën, Monikën apo dhe Doktorin me Ilirin dhe ju sheh shkëlqimin e tyre verbues prej qiriri në pasqyrën e shtypit të nesërm. I sheh dhe i dëgjon duke bërë shenjën e kryqit, duke ju falur Allahut apo duke ju lutur fatit që fëmijët e saj të mos kalojnë rastësisht andej nga jeton Tirana e natës. Kjo është Tirana e Shqipërisë dhe kjo është Shqipëria e Tiranës.

Atdheu ku vetëm e përkohshmja është e përjetshme!

Kryeqyteti i shkëlqimit të artë dhe rënies në humnerë të vanitetit kriminal që prodhon një shoqëri në krizë, një shoqëri në lakun e lakmisë dhe të dhunës.

Javanews.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 11 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Moti këtë të dielë
Para 15 minutash

Moti këtë të dielë

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 20 minutash

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 2 orësh

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 10 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.