Braçe lëshon gojën me Çim Pekën: O Salqim, o Zenqim
Deputeti socialist, Erion Braçe, nuk e përmbajti zemërimin pas një lajmi të publikuar nga Çim Peka për gjendjen e qendrës shëndetësore në Divjakë.
“Ndriqim, Shkëlqim, Çlirim, Salqim, Zenqim, se realisht nuk ta di emrin dhe besoj se ende e ke emrin Qim. Që qendra shëndetësore në Divjakë nuk është në gjendje të mirë e kam thënë unë, herët, sapo jam bërë deputet në atë qytet. Ashtu e la tutori yt politik dhe financiar Sali Berisha, doktor ky i fundit. Meqë ke pyetur se çdo them unë, po ta them: po ndërtojmë jo një qendër shëndetësore Qim, por po ndërtojmë nga themelet një Poliklinikë të tërë, o Salqim. Hape syrin dhe shko e shihe. E fundit, meqë lexoj se qenke marrë edhe më herët me mua, më paske lidhur apo vënë në një avion droge, më detyron të them se unë nuk kam avion, por thjesht një makinë, kurrë si ajo e jotja”, shkruan deputeti Erion Braçe në FB.