Britanikët votojnë për daljen nga BE-ja

Shumica e britanikëve votojnë për daljen nga BE-ja.

Pas mbylljes së qendrave të votimit në refrendumit historik në Britaninë e Madhe fillimisht dukej se po fitonin mbështetësit e fushatës për qëndrimin në BE. Por po duket se britanikët me sa duket kanë votuar për daljen nga BE-ja.

Përkrahësi më i zjarrjtë i Brexit-it, shefi i UKIP-së Nigel Farage i kërkoi kryeministrit
David Cameron të japë menjëherë dorëheqjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nigel FarageNigel Farage

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri britanik David Cameron kishte shkruar mbrëmë në twitter kur dukej se votat ishin në favor të përkrahësve: “Faleminderit të gjithë atyre që votuan për ta mbajtur Britaninë të fortë, të sigurt dhe me mirëqënie në Evropë.” Tani duket se karriera e tij politike do të marrë fund.

Në referendum morën pjesë më tepër se 46 milionë nga 65 milionë qytetarët e regjistruar me të drejtë vote. Sipas të dhënave të deritanishme rreth 51,8% e votuesve u shprehën kundër qëndrimit në BE, dhe vetëm 48% pro.

Nxitje për populistët e djathtë në BE

Kreu i Partisë populiste të djathtë holandeze për Liri, Geert Wilders, kërkoi pas referendumit britaniknjë referendum të ngjashëm në vendin e tij. “Bye bye Bruksel”, brohoriti ai në twitter pas referendmitnë Mbretërinë e Bashkuar duke shtuar ” Holanda do të jetë tjetra!”

Rezultatet përfundimtare priten gjatë ditës së sotme (24.06).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?