Brukseli i kërkon reforma Tiranës! Britania, kërkesë për reformimin e BE-së
Teksa Shqipëria po bën përpjekjet e saj të bindë Brukselin dhe vendet perëndimore, që të anëtarësohet në një kohë sa më të shpejtë në BE , edhe pse vendit tonë i është bërë e qartë se në parë i duhet të plotësojë disa kushte dhe duhet të zbatojë disa reforma kyçe, kryeministri britanik David Cameron do të përpiqet të bindë kancelaren gjermane Angela Merkel në bisedimet e sotme kokë më kokë, që të mbështesë përpjekjen e tij për reforma më të thella të Bashkimit Europian.
Berlini pret me vëmendje të mësojë si e përfytyron saktësisht kryeministri i Britanisë një BE të reformuar. Nga sa i pohoi më herët BBC-së shefi i diplomacisë britanike, Philipp Hammond, kërkesa është të hartohet një paketë “substanciale reformuese”, përndryshe u shpreh ai, “ne nuk do ta fitojmë referendumin”.
Mjaft vende anëtare të bllokut e shohin me skepcitizëm Cameronin, por në Gjermani ai duket se llogaritet të marrë një qëndrim mjaft të hapur. Pretendimi i Cameronit për liderët europianë është të tregohen “fleksibël” e me “imagjinatë”.
Por, zërat kundër nuk mungojnë as në Gjermani. Një prej binzesmenëve kryesorë në vend, zëvendës shefi ekzekutiv i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë, Volker Treier, u shpreh se e gjithë bota gjermane e biznesit është e befasuar edhe nga vetë fakti që Mbretëria e Bashkuar po mban një referendum për qëndrimin ose jo në Bashkimin Europian.
I pyetur sesa larg duhet të shkojë Merkel në plotësimin e pretendimeve të Londrës, ai dha këtë përgjigje: “Rekomandimi ynë është të mos bëhet marrëveshje në rrethana të tilla”.
Cameron, i cili sot viziton gjithashtu edhe Poloninë, nuk i ka bërë publike detajet e planit të tij të reformave, por shtypi ka mësuar se ai përfshin ndër të tjera rregulla më të ashpra përsa i takon përfitimeve sociale të emigrantëve. Komisioneri i BE-së, Günther Oettinger, e ka bërë të qartë më parë se blloku është i gatshëm të mos i shfrytëzojë mbase të gjitha kompetencat e tij, por një rikthim formal i fuqive në nivel kombëtar nuk ka gjasa të ndodhë.