Burgosja e Suelës, siç talebanët burgosin gazetarët amerikanë

Nga Miranda Haxhia

E dashur Suela Musta,

Sa gabim e kanë kolegët e dashamirët që emrin tënd e lidhin kaq fuqishëm me emrin e Agim Mustës, Madibes së burgjeve të kohës së regjimit të ish diktatorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sepse Agim Musta e shkroi historinë dhe fatin e tij me vite të tëra burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ti ke historinë tënde. Ke personalitetin dhe dinjitetin tënd. Sigurisht, kjo burgosje nuk do të mohohej një ditë, për të plotësuar 100% lidhjen me Agim Mustën. Nuk mund të rrëshqiste historia e familjes pa burgun tënd të çuditshëm.

Ndonjëherë më ngjan me burgosjet e gazetarëve amerikane nga forcat terroriste në Kabul a gjetkë në vendet e luftës.

Paradoksi i vendit tënd është ky që të kujton edhe njëherë, e jo vetëm ty se diktaturat lulëzojnë pikërisht atëherë kur propagandohet kulmi i demokracisë. Ti je peng i dëshpërimit të të marrëve.

Sepse është më e vështirë të ruhet ekuilibri i lirisë, sesa të durohet pesha e diktaturës. Ti ke detyrën e parë, lirinë, ati yt pati të dytën- peshën e diktaturës.

Me një të përbashkët: prangat.

Suela e dashur, duhej të provoje edhe këtë burg për t’i kujtuar babait tënd dhe gjithë klasës së ish të përndjekurve se vuajtja e tyre nuk është vetëm rropatja për dëmshpërblimin e burgjeve, as shëmtia e sulmeve të kastës së vjetër ndaj ideve dhe të vërtetës së historisë që krijuan në kurriz të qindra e mijëra të burgosurish, të internuarish e të dëbuarish.

Tashmë plotësohet libri i plotë i jetës prej martiri të Agim Mustës. Pasi u rrite e sharë si bijë armiku, pasi u përndoqe e diskriminove si vajze reaksionari, tani, burgosesh… si… armike e pushtetit të bijve të Bllokut.

Rezisto… që të na mësosh edhe në të tjerëve si të kuptojmë më mirë diktaturën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?