Canabisi i mbjellë dje nuk është incident…!
Ndersa per prodhim hashashi, te paret ne Europe! Atehere per cfare kontrolli teritori krenohemi sot? Ka agjent kriminal! Ka sherbim informativ? Ka pune parandaluese? Ka inspektore zonal? Ka pushtet vendor? Ka bashkepunim policor? Ka police? Ka matrice? Ka, ka…pa fund sa do te talleshit me mua qe po vazhdoj te bej pyetje si nje kokosh me ka-ka-ka..
Nga Ylli Dylgjeri
Ngela shtatzene se nuk bera planifikimin familjar! Degjohet rralle e me rralle sot ky ankim. Ne kohet moderne te planifikimit familjar ky është quhet incident. Ose injorance se nuk di apo nuk u llogarit cikli. Kjo edhe besohet…
Po te besojme se u gjendem ne fund te gushtit me barrën hashash, me fushat plot me bimë të mbjella, e të deklarojmë se sot asnjë cm e siperfaqes nuk është jashtë kontrollit policor kjo nuk hahet në 2016!!! Ose na mësoni si hahet tymi? Për të mos vijuar me pyetjen:
Ku ishe ti Adam?
Pas suksesit te arritur ne Lazarat, tere vendit i filloi “cikli” i droges. Nga hyri fara e hashashi? Ku u cdoganua? Si u transportua? Si u kultivua? Shifrat thone se siperfaqet jane dyfishuar aq sa Shqiperia po konkuron sot edhe si nje vend i gjelberuar ne Europe. Studjuesit, po e barazojne per jeshillek Shqiperine me Italine fqinje.
Ndersa per prodhim hashashi, te paret ne Europe! Atehere per cfare kontrolli teritori krenohemi sot? Ka agjent kriminal! Ka sherbim informativ? Ka pune parandaluese? Ka inspektore zonal? Ka pushtet vendor? Ka bashkepunim policor? Ka police? Ka matrice? Ka, ka…pa fund sa do te talleshit me mua qe po vazhdoj te bej pyetje si nje kokosh me ka-ka-ka..?
Se fundi, me dhimbje pohoj, se situata e droges ne vend po tregon se si eshte bere reforma ne Policine e Shteti. Parcelat e mbjella me kanabis nuk jane nje shtatzani ne erresire. Ato jane te planifikuara dhe te drejtuara ne dite me diell.
Tjerat jane pallavra.