Carrefour numri 2 në Botë për shitjet me pakicë

 

Rrjeti i supermarketeve Carrefour është lider në fushën e shitjes me pakicë në Europë dhe i dyti në të gjithë botën. Rreth 380000 punonjës janë të punësuar në këtë rrjet në të gjithë botën.

Me më shumë se 10800 dyqane në 34 shtete në formate të ndryshme dhe me vendodhje strategjike, Carrefour është një partner për konsumatorin ku çdo ditë qarkullojnë rreth 10 milionë klientë në të gjithë botën të cilëve u ofrohet gama më e gjerë e produkteve me çmimet më të përballueshme.

Grupi tashmë operon në Europë, Azi,  Amerikën Latine, Afrikën Veriore dhe Gjirin Persik, dhe është pioner i sektorit në tregjet gjigande si Brazili (në 1975) dhe Kina (në 1995). Tashmw ai mbwshtetet tw integruar dyqanesh,

Vetëm në vitin 2014 Carrefour ka patur të ardhura prej rreth €100.5 bilion.

Fillimet e Carrefour

Në Janar të vitit 1958, në lagjen Annecy  në Paris, Marcel FournierDenis Defforey and Jacques Defforeyhapën dyqanin e parë Carrefour I cili nodhi të ishte pranë një udhëkryqi. E quajtën pikërisht Carrefour për faktin se dyqani I tyre I parë ndodhej në kryqëzimin e rrugëve. Që prej asaj kohe rrjeti mori një zhvillim të jashtëzakonshëm. Në vitin 1999 u bashkua me Promodès të cilët njiheshin si Continent dhe që ishin konkurrentët e Carrefour në Francë.

Grupi Carrefour ishtë I pari në Evropë I cili ka hapur të parin hipermarket, supermarket gjigand si dhe qendër tregtare të gjitha nën një cati.

Carrefour Sot

Sot Carrefour operon nëpërmjet hypermarketeve, supermarketeve, Cash and Carry dhe dyqaneve të vogla.

Gjithkund ku operon Carrefour demonstron përkushtimin për zhvillimin dhe rritjen ekonomike locale duke I dhënë prioritet rekrutimit të njerëzve që jetojnë lokalisht si dhe duke traqjnuar dhe pregatitur stafet dhe derjtuesit lokalë.


Shumë shpesh, Carrefour është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në ato shtete ku operon. Përveç Francës vendi ku u themelua, Carrefour është punëdhënësi privat më I madh në Brazil, Argjentinë dhe Itali. Gjithashtu Grupi I jep mjaft rëndësi rrjetit vendor të furnizimit duke krijuar mundësinë që rreth 75 % e prodhimeve ushqimore të ofrohen nga prodhues vendor.

Carrefour promovon konsumerizmin e përgjegjshëm nëpërmjet  linjave të produkteve duke ndjekur parimin: cilësi dhe siguri në produkte, mbështetje për furnitorët dhe partnerët, mbrojtje e bio-diversitetit etj.

Carrefour ne Shqiperi

Në Shqipëri Carrefour Albania është kthyer përsëri në duart e investitorëve Shqiptarë. Grupi Balfin, me president  dhe investitor Z. Samir Mane, ka marrë këto ditë të drejtën e eksluzivitetit të Carrefour Albania duke premtuar gjithashtu kryerjen e një operacioni financiar prej mëse 15 milion eurosh për zgjerimin, modernizmin dhe fuqizimin e mëtjeshëm të rrjetit më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri ku do të synohet ngritja e supermarketeve dhe hipermarketeve të reja që do të mbulojnë gjithë territorin e vendit me produktet dhe shërbimet cilësore. Tashmë si pjesë e Grupit Balfin, Carrefour I ofron konsumatorit një zgjidhje për të gjitha nevojat e tij por gjithnjë duke ruajtur standartet të njejta të operimit  si në të gjithë globin.

Aktualisht Carrefour Albania është prezent në Shqipëri me 15 pika në formatet Hypermarket dhe Supermarket.

 

SHKARKO APP