Çdo 1 janar udhëtoja Tiranë-Durrës dhe s’kalonte asnjë veturë në 36 kilometra rrugë

Nga Kreshnik Spahiu

Çdo 1 Janar kam udhëtuar me makinë nga Tirana në Durrës për 34 vjet.

Ishte e çuditshme por disa vite isha i vetëm me makinë që lëvizja atë ditë dhe nuk këmbehesha me asnjë auto veturë tjetër (zero).

Kjo më ka ndodhur disa vite rradhazi pas permbysjes komunizimit.

Në vitin 1991 kisha blerë një nga makinat e para në kryeqytet dhe gjithmon në 1 Janar udhëtoja nga Tirana në Durrës.

Më pëlqente nata e ndërrimit të viteve pranë familjes në Tiranë por në mëngjes e vitit të ri arratisesha buzë detit.

Dikur viti i ri ishte ndryshe dhe Shqiperia ishte shumë e varfër:

– Borë s’kishte por xhamat zbukuroheshin me pambuk të ngjitur me vinovil nëpër xhama.

– Parking nuk kishte por ne siguronim makinen duke kyçur timonin me hekura dhe dryn.

– Fishekzjarre nuk kishte por të gjithë hidhnin shishe birre dhe vere nga dritaret nga gëzimi duke i thyer në rrugë.

– Pastruse s’kishte dhe të nesërmen nuk shpëtoje pa çarë gomat e makinës.

– Celular nuk kishim por si kujtim kemi më shumë foto të printuara sesa sot që na humbin nëpër telefona.

– Kondicioner ende nuk kishim por të gjithë ende kishim në shtëpi sobat e drurit.

– Në Tiranë festonim pak më gjatë sepse në qyetet dhe fshatra kishte 2 orë drita.

– Makina nuk kishin 99% e popullsise por treni funksiononte ende por pa xhama se populli jone i ka fiksim thyrjen me gurë të xhamave.

– Frigorifer nuk kishin të gjithë por ushqimet i ruanin duke i ftohur natën me tenxhere në dritare.

– Karkaleca dhe peshk nuk perdornin por gjelat e detit ishin organike dhe nuk i sillnin nga greqia me ilaçe

– Big Brother nuk kishte në TV por çdo lagje ku jetonim ishte një mega Big-Brother kur komshinjtë bënin apelin dhe inventarin e ushqimeve.

– Digitalb dhe Tring nuk kishte por me antena në tarracë apo me Saç në Ballkon shikonim kanale të huaja.

– Pa bukë mund të rrinim 364 dite ama vitin e ri e festonim dhe e gezonim.

Nejse mu kujtua rrugëtimi im Tirane-Durrës çdo

1 Janar ku nuk gjeje asnjë makine në rrugë dhe më kamptr një ndjesi paniku se mos dilnin “maskat” të cilat çuditerisht i kemi harruar.

Mu kujtua këtë 1 Janar kur udhëtoja drejt bregdetit dhe lexova që Shqipëria kapi shifrën e 1 milion makinave, që nëse heqim 20% popullsisë nën 18 vjeç i bie që çdo familje shqiptare ka 1 ose 2 makina duke thyer rekord europian.

Ky rekord vjen pas një çudie tjetër shqiptare.

Si në asnje vend tjetër europian 94% e shqiptarve jetojnë në banesat pronë e tyre (jo me qira). 50% e familjeve në eurpoë jetojnë mr qira dhe s’kanë shtëpitë e tyre.

Padyshim Shqiperia mbetet ende një shtet i varfër dhe ekonomi të dobët por kur udhëtojmë 3 dekada pas, kuptojmë sa shumë kemi ndryshuar.

Dikur kishte zero makina, zero apartamente private. Kjo jo shumë larg por në vitin 1991.

Sot jemi të parët ne Europe për makina dhe shtepi private.

Ah më falni se harrova një rekord tjetër.

Jemi kampion të mijëra e mijëra makinave luksoze që nuk i shikon me kaq shumicë as në shtet ku ato vetura prodhohen.

Çuditërisht, sot ankohen më shumë ata që dikur udhëtonin me gomar, ndërsa sot me Range Rover apo siç thuhet në dialektin e tyre: “Rengj”

 

SHKARKO APP