Çfarë do të ndodhte nëse do kishim Luftë të Tretë Botërore?

Eksperti ushtarak i Rusisë, Pavel Felgenhauer, ka thënë se një luftë nukleare tani edhe mund të ndodhë.

Ka ende një numër të madh të armëve nukleare të cilat janë aktive. Shoqata për Kontrollin e Armëve ka vlerësuar se Rusia ka 7700 armë në shërbim, të shpërndara në baza ushtarake dhe ajrore.

Mirëpo, çfarë do të ndodhte nëse botën do ta përfshinte një Luftë e Tretë Botërore, ku të përfshira janë edhe armët nukleare të cilat shumë shtete i zotërojnë.

1). S’do të ketë alarm katër minutash

Dikur ekzistonte një alarm i quajtur “sistemi i alarmit katër minutash”, një sistem kombëtar alarmesh i cili do të aktivizohej në rast të një sulmi nuklear. Mirëpo ky sistem ka pushuar së funksionuari në vitin 1992.

2). Në vend të alarmit, do të merrni një mesazh në telefon

Qeveritë në shumë vende të botës kanë testuar teknologji të ndryshme, me anë të të cilave do të dërgonin një mesazh me tekst, për të paralajmëruar një sulm nuklear.

Ky sistem është testuar nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Angli, në vitin 2013.

3). Edhe pse do të merrni një mesazh s’do të mund të bëni asgjë

Nuk ka teknologji që do të mund ta ndalte një luftë ndërkontinentale me armë bërthamore, kështu që edhe nëse paralajmëroheni për një rast sulmi, s’do të mund të bëni asgjë.

4). Nëse jeni afër vendit ku shpërthen bomba, do të zhdukeni

Dëshmitarët nga sulmi nuklear në Hiroshima, kanë thënë se njerëzit që ishin në afërsi të vendit ku ka shpërthyer bomba, janë zhdukur. Asnjëherë s’janë gjetur mbetjet e tyre. Thuhet se aq e madhe ishte fuqia e bombës në Hiroshima, sa njerëzit u dogjën dhe u bënë hi.

5). Këto bomba shkatërrojnë qytete të tëra

Afër 6 milionë njerëz kanë vdekur, shtëpitë janë rrënuar të tërat dhe miliona të tjerë janë helmuar nga radioaktiviteti që ka shkaktuar shpërthimi i bombës në Hiroshima.

6). Mund të shkatërrohet e tërë bota

Kongresi i Shteteve të Bashkuara, Zyra për Teknologji, ka publikuar një raport të quajtur “Efektet e Luftës”, i cili ka investiguar impaktin që mund të ketë një sulm nuklear në botë. Pasojat do të ishin shkatërruese, me qindra miliona njerëz të vdekur e me shumë të tjerë që vuajnë nga kanceri për shkak të rrezatimit të madh.(Express)

SHKARKO APP