Çfarë fshihet pas presionit amerikan për Këlcyrën

 

Nga Skënder Minxhozi

Situata duket ajo që ka qenë: amerikanët kërkojnë largimin e kandidatëve që i konsiderojnë si të papërshtatshëm nga gara, partitë bëjnë rezisitencë. Megjithatë një gjë ka ndryshuar. Një kandidat i opozitës është larguar nga partia e tij, për shkak të procesit të dekriminalizimit. Sot media ka pasqyruar gjerësisht presionin diplomatik amerikan, të ushtruar mbi pakicën, i cili ka çuar në largimin e kandidatit të Këlcyrës.

Por situata mund të jetë më komplekse se kaq. Fakti që ambasada amerikane vijon të kërkojë nga partitë, sipas asaj që deklaroi dje, që të ndjekin shembullin e PD, dëshmon se procesi në vetvete po konsiderohet më i rëndësishëm nga amerikanët, sesa rregullat e Kodit Zgjedhor, madje edhe se vetë gara.

Dhe ky është një mesazh që duhet t’i bëjë të mendohen mirë. Më së pari përfqësuesit e lartë të pozitës, të cilët ndodhen edhe ata nën të njëjtën trysni, për të larguar nga gara disa prej kandidatëve (tre prej tyre, sipas asaj që përflitet në mjediset mediatike e diplomatike). Qëndrimi rigoroz sot, para ditës së votës, ndaj emrave të dyshuar për implikime me botën gri të krimit, do t’i jepte të gjithë fushatës elektorale një kartë të fortë morale dhe etike, si dhe do të prodhonte nesër një pushtet vendor të imunizuar ndjeshëm ndaj akuzave dhe fjalëve për infiltrim elementësh kriminalë.

javanews.al

SHKARKO APP