Çfarë gafe dhe budalliku ndërtimi i abetares të përbashkët Shqipëri – Kosovë!

Nga Artan Fuga:

Habitem si ka rënë në këtë absurditet edhe zoti Kurti që mesa di ka studjuar filozofi!!!
Patjetër midis Shqipërisë dhe Kosovës duhet të bëhet maksimumi për gjuhën tonë të përbashkët shqipe! Por tjetër është shqipja ta zemë në shkronja, rregulla gramatikore, etj., dhe tjetër një tekst i përbashkët abetareje që është krejt pa kuptim!

Tekstet e abetares duhet të jenë të larmishëm, sigurisht të aprovuar me kujdes, duke mbajtur shpirtin, frymën, noramt themelore të gjuhës, shkronjat, por mësimi i abetares duhet t’i nënshtrohet edhe zonave, krahinave, dialekteve, traditave, në shembuj, theksime, ilustrime, me fjali ndërtuese, apart pedagogjik etj.

Shqipja është një, por mënyrat e inicimit në të mësuarin e gjuhës shqipe nuk janë një: Gjuhësia si filozofi nuk është një, ka strukutraliste, fenomenologjike, asinkronike, pozitiviste, gestaltiste, etj.
Po si është e mundur? Kap kokën me dy duar dhe qaj!

SHKARKO APP