Çfarë kuptojmë nga strategjia e PS dhe PD pas hartimit të listave?

Nga Altin Gjeta –
Hartimi i listave të kandidatëve për deputet është një nga komponentët kryesorë të një fushate elektorale fituese, përkrah programit elektoral, modelit të lidershipit dhe kontekstit socio-politik.
Sigurisht, listat janë produkt i kompromiseve politike, kalkulimeve elektorale dhe balanceve politike dhe të pushtetit, shpesh fragjile, brenda një partive politike. Megjithatë, filozofia mbi të cilën ndërtohen listat tregon edhe projeksionin e sjelljes elektorale dhe frymën fituese.
Konkretisht, në hartimin e listave nga PS dhe PD vihen re dy filozofi të ndryshme:
I. PD ka vendosur në krye të çdo qarku lidershipin e vet politik dhe në Tiranë udhëheq vetë Z.Basha. Çfarë demostron kjo? Sipas kësaj strategjia ne kuptojmë se PD shikon përpara si një anije me vela, ndjek modelin e lidershipit pasi ka erën dhe besimin (frymën e mbështetjes popullore) në favor. Kjo e bën listën e PD më konkurruese dhe përçon mesazhin e fitores tek publiku.
II. Përkundrazi, PS ka vendosur ‘peshat e rënda’ në fund të listave dhe vetë kryeministri Rama ka kandiduar i 8-ti në dy qarqe, çka tregon pasigurinë dhe nervozizmin e tij në fushatë. Lista e PS i ngjan një anije që ka ngecur në breg, prandaj i gjithë ekuipazhi bashkë me kapitenin kanë zbritur në tokë për ta shtyrë në detin e trazuar me shpresë se do të niset për diku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?