Çfarë mesazhi do sjellë Kerri në Tiranë?
“Vete vizita e Kerrit eshte nje mesazh me vete, ne nje moment qe marredheniet politike me Uashingtonin kane pasur nje lloj ngerci, shkaku i te cilit nuk eshte shpjeguar asnjehere. Vete vizita mund te sherbeje per t’i kuptuar me mire ato dhe per te kuptuar me mire edhe ate qe amerikanet duan te thone. Qofte edhe me mesazhe te terthorta”…
Nga Blendi Fevziu
Xhon Kerri pritet të zbresë nesër në Tirane në një vizite që zgjat as me shume dhe as me pak se sa vizitat e tjera te Sekretareve Amerikane te shtetit. Kerri behet Shefi i katert i diplomacise amerikane qe viziton Tiranen ne historine e raporteve midis dy vendeve. Edhe pse ne fakt, ky raport kulmon thjeshte dhe kryesisht ne 25 vitet e fundit. Marredheniet diplomatike mes Shqiperise dhe SHBA jane vendosur zyrtarisht ne 28 Korrik 1922. Ato vijuan ne kushte normale deri ne Shtator 1939, kur Qeveria kukull e Tiranes vendosi t’i nderprese si pasoje e pushtimit italian disa muaj me pare. Raportet diplomatike tentuan te rikthehen ne 1944, por kjo nuk ndodhi kurre. Per nje periudhe thuajse 46 vjecare nuk pati asnje kontakt me SHBA. Regjimi komunist mohoi jo vetem marredheniet diplomatike, por edhe takimet formale apo dhenien e dores mes diplomateve amerikane dhe atyre shqiptare. Nderkohe, SHBA e vendosi Shqiperine per 35 vjet ne listen e 4 vendeve qe amerikanet nuk mund ta vizitonin sepse Departamenti i Shtetit nuk siguronte dot mbrojtjen e tyre. Kjo situate absurde mori fund me hapjen e Shqiperise dhe rrezimin e regjimit komunist. Pas shpalljes se pluralizmit politik, ne Mars 1991 u rivendosen ne Uashington marredheniet diplomatike mes dy vendeve.
Ne Qershor 1991, Xhejms Bejker u be Sekretari i pare i Shtetit qe vizitoi Tiranen. Ai dhe shtypi amerikan u surprizuan nga entusiazmi i njerezve qe thuajse e ngriten ne krahe limuzinen e kryediplomatit. Bejkeri deklaroi ne Tirane perpara turmes entusiazte prej disa qindra mijera vetesh formulen magjike te demokracise: Liria funksionon!
Entusiazmi i shqiptareve per SHBA, i pazbehur nga propaganda komuniste, nuk ndryshoi me rrjedhen e viteve. Ollbrajt u prit po me kaq entusiazem kur mberriti ne Shqiperi ne vitin 2000, menjehere pas luftes se Kosoves.
Kolin Pauell ne vitin 2003 e konsideroi po ashtu viziten e tij mbreselenese ndersa ecte ne bulevard per te shkuar nga takimi me Kryeministrin tek ai me Presidentin.
E fundit ishte Hillari Klinton, qe e vizitoi Shqiperine me 1 nentor 2012 ne nje vizite respekti dhe kortezie per 100 vjetorin e pavaresise.
Midis gjithe ketyre vizitave padyshim me mbreselenesja eshte ajo e Presidentit Xhorxh Bush i cili mberriti ne Tirane ne Qershor 2007. Ne ditet me te veshtira te popullaritetit te tij ne Europe, Bush u befasua nga pritja impresionuese qe ju be ne Tirane e sidomos ne qytetin e vogel te Fushe Krujes. Me shume se sa nje pritje per emrin dhe aksionin e tij, ajo ishte falenderimi i Shqiptareve per SHBA. Sot ne qender te qytetit te vogel eshte ngritur nje monument ne nderim te tij.
Nderkohe marredheniet kane njohur edhe shume vizita te Ministrave te Jashtem, Presidenteve dhe Kryeministrave shqiptare ne SHBA. Dy prej tyre, ajo e Qershorit 1992 dhe ajo e Shtatorit 1995 kane qene ne zyren ovale.
Ajo qe ben pershtypje ne viziten e Kerrit eshte fakti qe axhenda e tij ka shmangur Parlamentin. Te gjithe Sekretaret Ameriken te Shtetit kane pasur si kulmin e tyre, fjalimin ne Parlament. Parlamenti eshte nje prej insitucioneve kult ne demokracine dhe filozofine politike Amerikane. Bejker ka folur aty, madje perpara disa personazheve qe ishin pergjegjes per prishjen e marredhenieve me SHBA ne vite, ish funksionare te regjimit te vjeter.
Ollbrajt pati aty fjalimin e saj me te mire qe e nisi duke cituar Ismail Kadarene. Po keshtu Kolin Pauell dhe Hillari Klinton.
Cfare ka ndodhur ne axhenden e Kerrit dhe cili eshte mesazhi qe ai do te jape. Pertej faktit qe besojne disa se Kerri s’ka dashur te prishe nje dite pushimi te deputeteve shqiptare, ose t’ju prishe Shen Valentinin disa te tjereve, shmangia e Parlamentit do te thote dicka. Gjithsesi axhenda duhet pare deri ne fund, por po ashtu mesazhi i tij duhet lexuar. Ndryshe nga vitet e tjera, kete here eshte futur ne axhende nje takim 1 + 4 me opoziten qe s’ka qene asnjehere i nje formati te tille. Pritet ende te shohim se cili do jete qellimi kryesor i vizites. Zakonisht Sekretari i Shtetit vjen per probleme pertej atyre te politikes shqiptare te dites. Problemet e Sirise, stabilitetit te Kosoves dhe opozites iraniane jane permendur gjithashtu ne media.
Pertej te gjitha ketyre, vete vizita e Kerrit eshte nje mesazh me vete, ne nje moment qe marredheniet politike me Uashingtonin kane pasur nje lloj ngerci, shkaku i te cilit nuk eshte shpjeguar asnjehere. Vete vizita mund te sherbeje per t’i kuptuar me mire ato dhe per te kuptuar me mire edhe ate qe amerikanet duan te thone. Qofte edhe me mesazhe te terthorta.
Blendi Fevziu