Çfarë ndodhi në Paris?
Gjitha mediatbotërore po transmetojnë ngjarjet e ndodhura në Paris dhe nga shumësia e lajmeve shpesh shifrat e të vdekurve janë të pasakta dhe ajo se çfarë vërtetë ka ndodhur duket si një pamje e paqartë.
Ja çfarë dimë se ka ndodhur sigurt deri më tani, njofton Klan Kosova.
Franca ka shpallur gjendje emergjente pasi që dhjetëra njerëz janë vrarë nga një sulm terrorist në disa lokacione të ndryshme në Paris. Numri i të vdekurve ende nuk mund të konfirmohet saktë por thuhet së të vdekur janë afër 50 persona.
Të shtënat janë zhvilluar në disa lokacione rreth e përqark qytetit, duke përfshirë dy restorante dhe sallën e koncerteve Bataclan. Po ashtu edhe sulme kamikaze me bomba jashtë stadiumit nacional të Francës, ku po zhvillohej ndeshja në mes të Francës e Gjermanisë.
Është raportuar se rreth 100 persona janë marrë pengë në Bataclan, në atë që është quajtur një sulm i planifikuar dhe i koordinuar. Shpërthime janë dëgjuar edhe në sallën e koncerteve, por është raportuar edhe për të shtëna të shumta brenda.
Presidenti I Francës Francois Hollande ka urdhëruar të mbyllën kufijtë e vendit që të mos ketë asnjë mundësi të largohen terroristët të cilët ende nuk janë kapur nga policia.
Autoritet policore kanë lutur qytetarët e Parisit që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos frekuentojnë qytetin.