Çfarë po prodhon dobësimi politik i pozitave të kryeministrit?

Nga Red Varaku –

Fenomeni që të bie menjëherë në sy në këtë fushatë është fakti që teksa zgjedhjet afrohen pozicioni politik i kryeministrit sa vjen dhe po dobësohet dukshëm.

Numri i njerëzve që shpehin hapur zhgënjimin dhe zemërimin për këtë kryeministër sa vjen dhe po shtohet dhe prova për këtë është entuziazmi në takimet e Opozitës në të gjitha qytetet e vendit!

Shpërthimi i zemërimit qytetar në Elbasan, një qytet që administrohet nga bandat më të rrezikshme të vendit, është një sinjal që qytetarët e kanë mposhtur frikën.

Ndërsa, pritja madhështore që iu rezervua Lulzim Bashës në Vlorë, në qytetin që konsiderohet zemra e të majtës, është një provë që refuzimi për këtë kryeministër ka kapur një nivel historik.

Në fakt kjo është krejt normale sepse me afrimin e zgjedhjeve pushteti transferohet tek qytetarët dhe pozicioni i kryeministrit ngushtohet dhe dobësohet. Kësisoj dhe fuqia e tij për të kërcënuar dhe ushtruar presion neutralizohet .

Është hera e parë që po i shohim pozitat e Ramës të rrezikuara seriozisht dhe kjo ka filluar t’i shkaktojë panik dhe paniku destabilitet mendor. Pamjet e dhunës në Elbasan ishin pasojë e këtij paniku.

Kjo është shumë e rrezikshme për stabilitetin e vendit, sepse ai me siguri do të tentojë të shkaktojë ndonjë emergjencë për të rikthyer autoritetin e tij siç është fjala vjen rikthimi i karantinës apo çmenduri të tjera.

Rama nuk është thjesht një autokrat i korruptuar. Ai është një njeri i mbushur me urrejtje, paranoja dhe narcisizëm prandaj në këtë pikë është shumë i rrezikshëm.

Frustrimi në rritje për humbjen në zgjedhje, mund ta çojë atë në marrjen e vendimeve antikushtetuese me qëllim rivendosjen e autoritetit të tij dhe reagimi i qytetarëve mund të jetë i paparashikueshëm.

Për pasojë, në mungesë të institucioneve që mund ta frenonin disi, vendi mund të rrëshqasë me shpejtësi drejt përplasjes civile me pasoja fatale për vendin.

Urojmë që për shumë arsye kjo të mos ndodhë, përndryshe shqiptarët do ta çojnë dhe duhet ta çojnë deri në fund atë që lanë përgjysëm në 1990, në mënyrë që kurrë më të mos na rikthehen hijet e errëta të së shkuarës që lamë pas.

SHKARKO APP