Çfarë pritet pas marrëveshjes Greqi-Egjipt për detin
Nga Dr. Glevin Dervishi -Pas arritjes se marrëveshjes me Italine per delimitmin e ZEE, Greqia sapo ka nënshkruar një marrëveshje të pjesshme për delimitmin e Shelfit Kontinental dhe ZEE me Egjyptin.
Mbeten për tu parë koordinatat që të kuptohet më mirë koncepti “e pjesshme”, por kjo marrëveshje në rastin se do të depozitohet në OKB do të përbëj një sfidë të madhe për autoritetin e Ankaras në rajon, sidomos pas marrëveshjes shumë sensistive Turqi-Libi.
Themra e Akilit për delimitimin në Egje me pas Mesdhe Lindor është ishulli i Kastelorizos, ndaj mendoj se delimitimi i pjesshëm në këtë rast ka të bëjë me faktin që marrëveshja Greqi-Egjypt nuk e ka përfshirë në delimitim efektin e Kastelorizos, sepse duke mos e ndarë mes tyre Greqia dhe Turqia nëse Kastelorizo do të ketë efekt në Shelf Kontinental dhe ZEE automatikisht do të nxirrtë jashtë loje delimitimin e zonave mes Turqisë dhe Egjyptit.
Por duke u nisur nga fakti se vija delimituese që nderton marreveshja Greqi-Egjypt pret në mes vijën e marrëveshjes Turqi-Libi, e çon në një shkallë të lartë tashmë sfidën për Ankaranë.
Nëse do të shohim hartën e zonave detare të Greqisë dhe prioritetet e politikës së jashtme greke për delimitimin e zonave detare, radhën e ka mbyllja e marreveshjeve per delimitimin e Detit Territorial, Shelfit Kontinental dhe ZEE me Shqipërinë.