Çfarë qëndrimi ka Izraeli ndaj Donald Trumpit?

Eufori tek radikalët e djathtë të lëvizjes Alt-Right në SHBA: Përshëndetja “Hail Trump” u pasua në publik nga përshëndetja e Hitlerit. Shqetësim në Izrael, por edhe vetë përmbajtje lidhur me presidentin e ri.

Kryekëshilltari i Trumpit, Steve Bannon i ka ofruar një platformë në faqen e tij në internet “Breitbart” lëvizjes Alt-Right

Pas konferencës së lëvizjes Alt-Right në fundjavë ishte e qartë: tek radikalët e djathtë në SHBA atmosfera është euforike. Përshëndetja “Hail Trump” u pasua në publik nga përshëndetja e Hitlerit. Në fillim në Izrael kjo shkaktoi pak tronditje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por tani, politikanë opozitarë në Izrael reaguan. Ish-ministrja e Jashtme, Tzipi Livni nga partia Mes-i Majtë “Bashkimi sionist”shkroi se ishte “tepër e shqetësuar – politikanë në të gjithë botën duhet të thonë për këtë: për këtë tek ne nuk ka vend”. Shefi i partisë liberale “Jesch Atid”, Yair Lapid u bëri thirrje politikanëve amerikanë që t’i dënojnë “këto shprehje të simpatisë për nazistët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjendje e tensionuar në SHBA

Trump ndërkohë është distancuar nga lëvizja radikale e djathtë Alt-Right, lëvizje së cilës këshilltari i tij kryesor i ardhshëm, Steve Bannon i ka ofruar një platformë në faqen e tij në internet “Breitbart”. Por emërimi i Steve Bannonit është vetëm një shembull për atmosferën në SHBA. Një pllakatë anti-Clinton e tregonte atë me një simbol të ngjashëm me yllin e Davidit-.

Lëvizja me ndikim “Anti-Defamation League”, e cila angazhohet kundër diskriminimit të hebrenjve, paralajmëroi pak kohë më parë: “Komuniteti amerikano-hebre nuk e ka përjetuar që prej viteve ’30 këtë përmasë antisemitizmi në diskursin politik dhe publik”.

Netanjahu u tërheq vërejtjen anëtarëve të kabinetit

Tek politikanët në Izrael ekziston marrëveshja e pashprehur se rezultati i zgjedhjeve demokratike në SHBA duhet respektuar dhe që nuk mund të lëndohet partneri më i rëndësishëm strategjik i vendit. Netanjahu e përshëndeti zyrtarisht zgjedhjen e Donald Trumpit. Nacionalistët në qeverinë e tij shpresojnë të marrin tani dritë të gjelbër nga amerikanët për vazhdimin e ndërtimit të kolonive.

Madje Naftali Benett, ministër i Arsimit dhe kryetar i partisë “Habajit Hajudi” u takua me këshilltarë të Trumpit për të diskutuar alternativa për zgjidhjen me dy shtete. Netanjahu reagoi me një tërheqje të pazakontë të vërejtjes: asnjë anëtar i kabinetit nuk duhet të vendosë kontakt me këshilltarët e Trumpit, tha ai, përpara se të sqarohen linjat e politikës së jashtme amerikane.

Trumpi deri tani ka mbajtur anën e Izraelit. Prandaj ai e ka të sigurtë mbështetjen e kampit të djathtë politik në Izrael. Për këtë kamp më i rëndësishëm është qëndrimi i Trumpit në çështje të sigurisë, si për shembull ndaj Iranit, se sa shqetësimet e hebrenjve në SHBA. Me siguri për këtë arsye mbyllet një sy përballë antisemitizmit të djathtë në SHBA.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?