Çfarë reputacioni kërkon Edi Rama?

Nga Ylli Dylgjeri –

Gazetari Ylli Rakipi ka dhënë detaje rreth një darke që Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me pronarin e TV Klan, Aleksander Frangaj dhe Blendi Fevziu. Rakipi konfirmoi se Kryeministri
i ka bërë presion drejtuesit të emisionit “Opinion” duke kërkuar që të mos ftojë
në studio përfaqësues të Opozites së re parlamentare pasi dëmtojnë reputacionin e maxhorancës…”
E keni pare se çfare niveli kane ata? – pyet me tej në pronocimin e Tij gazetari Rakipi.
Duke i marre si të vërteta deklarimet e gazetarit po ndalem pak te ky hall i Kryeministrit të vendit për nivelin e sotëm të deputeteve në Kuvend:
Pra, deputet e rinj po dëmtojnë reputacionin e maxhorances…!!!
Po, e vërtetë është. Deputete e rinj sot janë në nivelin më të ulet që njeh parlamentarizmi shqiptar. Sot në Kuvend ka mbi 20 deputet pa arsimin e lartë. Nëse në maxhorancë deputet janë me arsim të lartë e budallenj, në minorance janë pa arsim e gjithashtu budallenj.
Po kush i përzgjedh deputetet për në Kuvendin e Shqipërisë?
Sigurisht lista e Kryetarit. Ashtu si kudo në nivele politike dhe Administrative, Kryetari i Partise dhe vetem Ai përzgjedh kush do të jetë deputeti, ministri, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtori, e kushdo tjetër që do te menaxhojë fonde publike. Asgje të re nuk po shkruaj sot me keto rradhe. Te njohura e te sterthena jane.
Po ripohoj vetem nje te vertete qe po mbijeton frikshem ne keto 30 vite demoraci. Aq i vertete eshte ky pohim sa edhe kur u percaktuan nivelet e sherbimit civil, te paret e politikes nuk duruan dot pozicionin e Sekretarit te Përhershëm, ashtu siç e titullon europa këtë post te Sherbimit Civil.
Posti me dashje u perkthye nga hartuesit e ligjit si Sekretar i Pergjithshëm. Dhe kështu mbeti. Mbeti keshtu sepse nuk durohej nje post i Perhershem, i perhershem eshte vetem Kryetari i Partise. Dhe koha këtë e vërtetoi.
Ndaj skemi Administratë Permanente.
Ndaj edhe nuk ka kujt Ti qahet Edi Rama per reputacionin e maxhorancës sot. Maxhoranca ka fytyren e Tij. Ka tiparet e baltosura të vendit. Ka te gjithe veset dhe tiparet e krimit. Maxhoranca është vete Edi Rama, i gjate, aventurier, karagjoz, mëndjemadh, i korruptuar, papergjegjshëm, i semure…
Atehere çfare reputacion kerkon te ruaj Rama ne tryezen Klan?
Të fala Sandër…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?