Çfarë të kuptojmë “me ato që duan”?
Ç’fare duhet te kuptojme zonja ambasadore me percaktorin “ato që duan?”. Deri më sot deklarata politike për të mos hyrë në zgjedhje kanë bërë PD, si opozita më e madhe në vend, e pas saj janë shprehur edhe aleatet e saj në koalicion.
Nga Ylli Dylgjeri
Duke inspektuar nisjen e punimeve për ndërtimin e nënstacionit të ri të Orikumit në Vlorë, në vendin origjinë dhe tranzit njëherësh të skafeve të drogës, foli dhe Ambasadorja gjermane. Zonja foli për Kushtetutën, opozitën, zgjedhjet e lira, duke theksuar ndër të tjera se në zgjedhje të futen ata që duan?!
Kjo deklarate e shkëputur pa keqdashje nga i tërë prononcimi i Juaj ngre disa shqetësime
për vendin, qytetarin dhe politiken shqiptare.
Pas kësaj deklarate dalin edhe pyetjet:
Ç’fare duhet te kuptojme zonja ambasadore me percaktorin “ato që duan?”. Deri më sot deklarata politike për të mos hyrë në zgjedhje kanë bërë PD, si opozita më e madhe në vend, e pas saj janë shprehur edhe aleatet e saj në koalicion.
Nisur nga kjo situatë pa sens, edhe LSI-ja e kushtëzoi pjesmarjen në zgjedhje me pjesmarjen e opozitës në to. “Pluralizmi ka ardhur në vitet 90” – u shpreh zoti Meta në replike me aleatin e Tij para pak ditësh.
Pyetja tjeter: Ju zonja ambasadore jeni për të qetësuar e ulur partite politike në tryeze, sepse kështu i hidhni “benzinë zjarrit”!!! Kjo “benzinë” vendin e ka djegur në historine e vet elektorale. Po të kthehemi më pas në vite do T’Ju kujtoja vitin 1997.
Në librin e Tij me kujtimet e kohës, ish kryeministri Aleksander Meksi shkruan; “pas ndodhive me votimet e 26-28 majit perfaqsuesit e huaj ne Tiranë kerkuan persëritjen e zgjedhjeve në 40 zona. Me sa duket kaq i quajten se ju morren opozites. PD nuk pranoj por i përsëriti në 17 zona…për pasojë opozita nuk hyri në parlament dhe ky bojkot, kuptohet dhe zgjedhjet e dhunuara krijuan krizen politike që mundesoi trazirat e 1997.
Nuk mund të kuptohet demokracia pa opozitën, dmth me një shumicë që qeveris e vetme pa konsideruar pjesën tjetër të qytetarëve”.
Jemi 20 vite më pas. Prap të hyjë në zgjedhje kush të dojë?