Çfarë të kuptojmë ‘me ato që duan’?

Nga Ylli Dylgjeri 

Duke inspektuar nisjen e punimeve për ndërtimin e nënstacionit të ri të Orikumit në Vlorë, në vendin origjinë dhe tranzit njëherësh të skafeve të drogës, foli dhe Ambasadorja gjermane.

Zonja foli për Kushtetutën, opozitën, zgjedhjet e lira, duke theksuar ndër të tjera se në zgjedhje të futen ata që duan?! Kjo deklarate e shkëputur pa keqdashje nga i tërë prononcimi i Juaj ngre disa shqetësime për vendin, qytetarin dhe politiken shqiptare. Pas kësaj deklarate dalin edhe pyetjet: Ç’fare duhet te kuptojme zonja ambasadore me percaktorin “ato që duan?”.

Deri më sot deklarata politike për të mos hyrë në zgjedhje kanë bërë PD, si opozita më e madhe në vend, e pas saj janë shprehur edhe aleatet e saj në koalicion. Nisur nga kjo situatë pa sens, edhe LSI-ja e kushtëzoi pjesmarjen në zgjedhje me pjesmarjen e opozitës në to. “Pluralizmi ka ardhur në vitet 90” – u shpreh zoti Meta në replike me aleatin e Tij para pak ditësh.

Pyetja tjeter: Ju zonja ambasadore jeni për të qetësuar e ulur partite politike në tryeze, sepse kështu i hidhni “benzinë zjarrit”!!! Kjo “benzinë” vendin e ka djegur në historine e vet elektorale. Po të kthehemi më pas në vite do T’Ju kujtoja vitin 1997. Në librin e Tij me kujtimet e kohës, ish kryeministri Aleksander Meksi shkruan; “pas ndodhive me votimet e 26-28 majit perfaqsuesit e huaj ne Tiranë kerkuan persëritjen e zgjedhjeve në 40 zona. Me sa duket kaq i quajten se ju morren opozites.

PD nuk pranoj por i përsëriti në 17 zona…për pasojë opozita nuk hyri në parlament dhe ky bojkot, kuptohet dhe zgjedhjet e dhunuara krijuan krizen politike që mundesoi trazirat e 1997. Nuk mund të kuptohet demokracia pa opozitën, dmth me një shumicë që qeveris e vetme pa konsideruar pjesën tjetër të qytetarëve”. Jemi 20 vite më pas. Prap të hyjë në zgjedhje kush të dojë?

SHKARKO APP