Cilat vende po e frenojnë BE-në?

Jo vetëm britanikën kanë rezerva të mëdha ndaj Bashkimit Evropian. Por edhe shumë vende të tjera kanë shprehur rezervat e tyre në periudha të ndryshme. Po cilat janë ato?

“Britanikët janë – antievropianë!”, “Shkatërrimtarët e idesë evropiane.”, “Ata nuk e kanë dashur kurrë BE-në.” Gjëra të tilla dhe fajësime të britanikëve për krizën në BE janë dëgjuar shpesh ditët e kaluara – pas Brexit-it. Por kjo nuk është aq e thjeshtë sa prezantohet, sepse BE-ja është goditur dhe dobësuar edhe më parë.

1. Franca

Jacques Chirac Jacques Chirac

“Grande Nation” përbën së bashku me Gjermaninë bërthamën e Bashkimit Evropian. Dhe megjithatë francezët janë bashkëpërgjegjës për mosfutjen në fuqi të Kushtetutës së BE. Në referendumin e mbajtur me 29 maj 2005, 54,7 % e francezëve janë deklaruar kundër një kushtetute të këtillë. Ngjashëm sikur Kryeministri David Cameron, edhe presidenti i atëhershëm i Francës Jaques Chirac, organizoi referendum për qëllime të brendshme politike. Chirac donte asokohe që të legjitimonte politikën e tij proevropiane me një referendum për Kushtetutën e BE-së, por kjo dështoi. Një llogari të ngjashme kishte edhe Cameron para referendumit për Brexit.

Franca thote - Jo!Franca thote – Jo!

2. Gjermania

Gjermania – një nxënës shembullor? Jo krejt. Politikanët si Helmut Schmidt dhe Helmut Kohl llogariten si baballarë të euros, por Gjermania në vitet e para të monedhës së përbashkët ka shkelur rregullisht kriteret e parashikuara për stabilitetin e Euros. Ekspertët thonë se në këtë mënyrë është dobësuar Euro. Disa herë me radhë Gjermania ka kaluar kurifirin e deficitit prej 3% të prodhimit bruto. Me 2005 është bërë reforma e Paktit të Stabilitetit dhe prejatëherë Gjermania dhe disa vende të tjera nuk i kanë shkelur rregullat. Në veçanti pas krizës që ka shpërthyer në vititn 2009, shumë vende i kanë shkelur këto rregulla. Deri asokohe, Britania e Madhe gjithmonë e ka pasur nën kontroll gjendjen. Por Britania e Madhe për fat të keq nuk ishte në Eurozonë.

3. Holanda

Geert WildersGeert Wilders

Edhe një themelues tjetër i BE, Holanda e ka dëmtuar disa herë shpirtin evropian. Edhe holandezët e kanë refuzuar me 2005 Kushtetën e BE. Ndërsa me 2016 e kanë refuzuar Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Ukrainën. Ekspertët thonë se në këtë referendum më pak ka vendosur çështja me Ukrainën e më shumë rezervat ndaj BE. Populistët e djathtë të Geert Wilders kishin mbledhur 400.000 nënshkrime për këtë referendum.

4. Suedia

Me 1995 Suedia është futur në BE dhe ajo është një prej anëtareve më të ri të BE. Por prej fillimit ka munguar kurorëzimi i vërtetë. Kjo është e kuptueshme kur shikon historinë, sepse Suedia ka qenë kryesisht neutrale në dy luftërat botërore. Në këtë vend paraqiten shpesh rezerva ndaj BE. Më së shumti në vitin 2003, kur suedezët u shprehën në referendum kundër futjes së Euros si monedhë zyrtare në Suedi. Britania e Madhe është konsideruar si një partner i rëndësishëm në BE, e cila megjithë anëtarësimin në BE, ka mbajtur në përdorim monedhën e vet.

Krona e SuediseKrona e Suedise

Në Suedi ka pasur referendume edhe për tregun e brendshëm evropian dhe politikën monetare evropiane. Në një sondazh të televizionit publik suedez thuhet se ndërkohë vetëm 39 % e suedezëve mendojnë se anëtarësimi i Suedisë në BE është një ide e mirë. Përgjegjës për këtë disponim janë Brexit-i dhe problemet me refugjatët. Krahasuar me numrin e banorëve, Suedia është vendi me numrin më të madh të refugjatëve të pranuar. Ndërkohë shumë suedezë mendojnë se në BE mungon solidariteti.

5. Danimarka

Britanikët janë kritikuar shpesh për përpjekje që BE-në ta bëjnë sipas qefit të tyre. Ndërkohë që Danimarka e vogël ka pasur më shumë “opt-outs” se të gjitha vendet tjera. Danimarka gjeografikisht nuk është e tëra në BE. Rajonet autonome në Grënlandë dhe Ishujt Faroe nuk janë në BE, sikur edhe disa ishuj të tjerë në Atlantikun Verior. Danimarka ka mbajtur monedhën e vet në përdorim – Krona. Në Danimarkë ka pasur dy referendume dhe disa reforma deri në pranimin e Marrëveshjes së Mastrihtit. Ndërsa disa reforma në drejtësi refuzohen ende. Ndaj Danimarka, sikur edhe Norvegjia dhe Zvicra, për disa gjëra ka arritur marrëveshje bilaterale me Brukselin. Danimarka së bashku me Maltën nuk përzihet fare në çështjet ushtarake të BE.

SHKARKO APP