Cili ishte shkaku i vdekjes së Shekspirit dhe pse mungon koka në varrin e tij?! 

Testamenti i Uilliam Shekspirit dhe rrëfimet bashkëkohore japin sugjerime tërheqëse rreth asaj që çoi në vdekjen e dramaturgut katër shekuj më parë.

Dramaturgu dhe poeti i përmasave të pambërritshme, Uilliam Shekspir ka mbërthyer lexuesit dhe shikuesit e teatrit për shekuj; me dramat, tragjeditë, komeditë, tregimet dhe romancat. Po aq me interes dhe intriguese ka qenë për shumë studiues, historia e vdekjes së tij më 23 prill 1616, datë e diskutueshme, dhe trupi pa kokë në varrin e tij.

Të paktën ishin ata që patën dijeni se si mund të ketë ndodhur. Poeti dhe eseisti i madh, Edgar Allan Poe, më shumë se 200 vjet më vonë, ditët e fundit të Shekspirit e konsideron të mbuluar me mister dhe shumë të pavërteta.

Me pak dokumentacion zyrtar për të ndihmuar rreth zbardhjes së këtij misteri, historianëve i’u është dashur të mbështeten në sugjerime nga testamenti i Shekspirit dhe rrëfimet e bashkëkohësve të tij, të shekullit të 17- të, për të bashkuar copëzat e misterit, në kërkim të një të vërtete. Ja një vështrim në atë që ata kanë qenë në gjendje të përcaktojnë deri më tani, pretendimin se si vdiq Shekspiri dhe pse pjesa tjetër mbetet kaq enigmatike.

Shkaku i vdekjes së Shekspirit nuk u regjistrua

Shumë pak specifika të vdekjes së Shekspirit më 1616 janë të sigurta. Ne e dimë se karriera e tij në shkrime ishte ngadalësuar në këtë kohë. Drama e tij e fundit e njohur, “Dy të afërmit fisnikë”, u shkrua dy deri në tre vjet më parë se të shuhej, ndërkohë që ai ishte kthyer në shtëpinë e tij të fëmijërisë, në Stratford-upon-Avon. Tradicionalisht besohet se ai vdiq më 23 prill 1616, në të njëjtën ditë me ditëlindjen e tij të supozuar në vitin 1564. Por disa studiues pretendojnë se kjo rrethanë e rastësishme është një mit. Datat e sakta të lindjes dhe vdekjes së tij janë të panjohura, por ne të paktën e dimë se ai vdiq para 25 prillit 1616, kur të dhënat e kishës tregojnë se ai ishte varrosur.

Edhe pse vdekjet u regjistruan në atë kohë, shkaqet e vdekjes nuk ishin bërë të ditura. Përjashtimet që u faktuan nga shkakësitë, ishin, vdekjet nga murtaja. Kjo pasi do të kishte qenë jashtëzakonisht e rëndësishme të gjurmohej përhapja e sëmundjes. Me asnjë referencë të tillë të njohur për Shekspirin, me shumë gjasa mund ta përjashtojmë këtë.

Ndoshta më frustruese për studiuesit është se dhëndri i Shekspirit, John Hall, ishte një mjek i mirënjohur, që la të dhëna të shumta për pacientët e tij. Kjo përfshinte vajzën e madhe të Shekspirit, Susanna, e cila ishte gruaja e Hall. Megjithatë, ai nuk përmend asgjë rreth trajtimit të dramaturgut të madh.

Pirja dhe sëmundja u shfaqën si teori

Një legjendë për vdekjen e Shekspirit. ka dominuar kohë për qindra vjet. Rreth 50 vjet pas vdekjes së tij, filloi të qarkullonte një histori sipas së cilës, Shekspiri vdiq pas një nate dehjeje me kolegët e tij shkrimtarë, Ben Jonson dhe Michael Drayton. Ky variant hipotetik u bë i ditur nga Stanley Wells, një profesor emeritus i studimeve të Shekspirit, në Universitetin e Birminghamit, Jonson me bazë në Londër. Ai shkroi këtë pretendim për fundin tragjikomedianit të madh, në “Parë Folio, koleksioni origjinal i dramave të Shekspirit, që u botua në vitin 1623.

Ka një shkallë të besueshme së historisë, duke pasur parasysh njohjen e Jonson dhe afërsinë e Drayton me dramaturgun e famshëm. Gjithsesi ka shumë më shumë gjasa, që Shekspiri të kishte pësuar një goditje nga dhimbja e fortë e kokës, si rezultat i teprimit me pijen. Më i besueshëm është ky variant, se sa nga një infeksion vdekjeprurës që mund t’i ketë kushtuar atij jetën.

Një hipotezë më logjike është se ai vuante nga ndonjë sëmundje tjetër përveç murtajës. Sipas “Shakespeare Birthplace Trust”, ethet e tifos ishin veçanërisht të zakonshme në atë kohë, dhe Shekspiri jetonte pranë një burimi uji që mund të kishte ndihmuar në përhapjen e sëmundjes.

Por duke pasur parasysh mungesën e të dhënave, këto histori spekulative do të vazhdojnë të mbeten pikërisht të tilla.

Shekspiri la të dhëna intriguese në testamentin e tij

Vetëm disa javë para vdekjes së tij, Shekspiri e përditësoi testamentin e tij, saktësisht më 25 mars 1616, më pak se një muaj nga dita kur ai do të ndërronte jetë. Në dokument, Bardi e përshkroi veten si “me shëndet dhe kujtesë të përsosur, Zoti qoftë i lavdëruar”. Siç rezulton, testamenti ishte një version i rishikuar i një drafti të përfunduar në fillim të atij viti, në janar. Biblioteka “Folger Shakespeare” vëren se disa studiues besojnë se kjo është bërë për të pasqyruar ndryshimin në statusin martesor të vajzës së tij Judith. Ajo ishte martuar me Thomas Quiney në 10 shkurt.

Një ndryshim i tillë i shpejtë mund të ngrinte hipotezën, se Shekspiri vuante nga një formë sëmundjeje afatgjatë, për të cilën ai nuk fliste. Ashtu si sot, përgatitja për vdekje dhe organizimi i punëve personale, ishin konventa të zakonshme shoqërore të epokës. Prapëseprapë, tre nënshkrimet e Shekspirit në dokument, u bënë me një daktilografi që dallohej dridhjet e dorës, fakt i cili ngre hipotezën e besueshme se ai mund të kishte qenë i sëmurë dhe po shkruante duke e mbajtur me zor penën.

Siç është e faktuar, Shekspiri ia la pjesën më të madhe të pasurisë, vajzës së tij, Susanna. Për kureshti mund të themi se ai përmendi fare pak gruan e tij, Anne Hathaëay, së cilës do t’i lindte si trashëgim “krevatin e tij të dytë më të mirë, me mobilien”. Disa ekspertë kanë supozuar se kjo ishte një tregues i qartë se marrëdhënia e tyre ishte në një fazë kritike. Por ka pak prova për të argumentuar këtë.

Sidoqoftë, Shekspiri vdiq, ne e dimë se varri i tij ndodhet në Kishën e Trinisë së Shenjtë, Stratford-upon-Avon. Megjithatë, ajo që ndodhi me eshtrat është gjithashtu subjekt i spekulimeve të shumta dhe krijimit të një serie pretendimesh.

Në mars të vitit 2016, studiuesi Kevin Colls nga Qendra e Arkeologjisë në Universitetin Staffordshire, zbuloi se kishte prova, duke përdorur teknologjinë e radarit, se kafka e Shekspirit ka të ngjarë të mungonte në varrin e tij. “Këto rezultate padyshim do të ndezin diskutime, debate shkencore dhe teori të diskutueshme për vitet në vijim,” tha Colls, në atë kohë.

Një legjendë e vjetër parashtroi, se koka e Shekspirit ishte në të vërtetë brenda një kripte të mbyllur në një kishë tjetër, 15 milje larg në Worcestershire. Por Colls dhe ekipi i tij e hodhën poshtë atë histori, duke përcaktuar se ato eshtra i përkisnin një gruaje që vdiq në të 70-at e saj.

Një teori tjetër, sipas një artikulli të revistës “Argosy” të vitit 1879, është se një doktor vendas i quajtur Frank Chambers, grabiti varrin e Shekspirit në vitin 1794. Sipas hulumtimit të Colls, një shkrimtar i quajtur, Horace Walpole, supozohet se ofroi një shpërblim prej 300 paund për këdo që mund t’i sillte kafkën e Shekspirit.

Pavarësisht vendndodhjes, ku prehet tani Shekspiri, pasiguria e të vërtetave dhe legjendat e shumta që qarkullojnë, vetëm sa shtojnë mistikën e ditëve të fundit të dramaturgut dhe trashëgimisë së tij të fundit.

Tyler Piccotti / Redaktor i Lajmeve dhe Kulturës, Biography.com

Përgatiti: Albert Vataj/ Koha Jonë

SHKARKO APP