Cilin Ramë të besojmë, “të djeshmin apo të sotmin”?
Forum E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 19:26
Nga Tritan Shehu –
Cilin Rame te besojme, “te djeshmin apo te sotem”? Ne fakt asnjerin!
Kryeministri sikur te ishin dy persona deri dje deklaronte:
1-Se eshte e pa mundur te mbyllesh kontrata si vend per Vaksinat Covid e se ne jemi te siguruar nga COVAX!
2- Sot befasisht i ndodhur nen presion “leviz”180 grade e deklaron, por ne Twiter, se po mbyll me Pfizer per te marre Vaksina, duke e paraqitur kete si nje “heroizem”, kur do te ishte vetem nje detyre normale, e vonuar e tij kjo!
3-E vetmja pike ku po tregon “konseguence” dhe prej te ciles mund ta identifikosh, jane sulmet ndaj BE per diskriminim, te bazuara mbi nje “alergji” te vjeter ndaj atij Bashkimi Demokratik, nga ku ai po perpiqet te na mbaje larg!
Per te qene i sinqerte une nuk i besoj asnjerit prej te “dyve” sepse:
—Nuk eshte e vertete qe nuk mund te mbylleshin kontrata me Pfizer, deshmi eshte Serbia etj, qe kane mbyllur e paguar qe me Nentor e tashti po furnizohen.
Atehere Rama, i cili sot ben sikur e ka harruar, na fliste vetem per COVAX!!
—Deshmi tjeter qe kontrata mund te mbyllen normalisht edhe tashti, jo vetem me Pfizer por dhe te tjere prodhues si Oxford/AstraZeneca, eshte Kosova qe po distancon mbi 40 M E per kete gje, duke i aprovuar ne Parlament.
— Sot i detyruar nga presioni i yne per te “levizur”, pra per te bere detyren e tij, ai komunikon me vetem disa rreshta ne Twiter, aspak serioze kjo!
Kryeministri nqs ka hapa reale per Janarin duhet te komunikoje zyrtarisht me kontrata te shkruara, me vendime per financim ne shifra ne Euro e sasi vaksinash, kohe e etapa levrimi sipas grupeve perfituese, strukturat e realizimit etj, sepse Shqiperise i duhen reth 5,5 M doza e nje zinxhirr strukturash.
Une duhet t’i kujtoj atij se Janari fillon mbas dy ditesh, e gjithe Europa eshte perfshire ne procesin e vaksinimit pervec Shqiperise per pa pergjegjeshmeri te tij e asaj Qeverie, gje per te cilen se pari duhet te jape shpjegime se cmimi po paguhet me Jete, Shendet e Ekonomi te rrenuar.
Me tej duhet te deklaroje qartesisht e konkretisht hapat e dimensionet e atij vaksinimi, qe ne vendin tone duhet te filloje ne kufirin me te larget deri me 15 Janar, dhe jo te fshihet mbas prononcimeve te mjegullta ne Twiter!