COVID-19/Shqiptarët të abandonuar, Shqipëria e izoluar!
Nga Kastriot Islami
1. Situata sanitare nga COVID-19 është shumë e rëndë…mund të thuhet pa frikë se “jemi ku thërret kiameti!”. Shqiptarët janë të abandonuar nga qeveria e tyre dhe për rrjedhojë edhe të izoluar nga të gjithë vëndet europiane që i kanë mbyllur kufinjtë. Në Shqipëri mund të vijë kushdo, por në realitet masivisht vijnë vetëm nga Kosova…Nuk është aspak faji apo përgjegjësia e qytetarëve, por vetëm e qeverisë dhe më konkretisht e Edi Ramës.
2. Rama nuk ka më fuqi as për të bërë shou teatral dhe as për tu mburrur si menaxheri më i mirë në botë sepse është diskretituar plotësisht, brënda e jasht vëndit… dhe vetëm përpiqet si gjoja sovranist thjesht dhe vetëm duke kërkuar pazare me ndërkombëtarët për ti shpëtuar ndëshkimit të sigurtë…
3. Qeveria e tij nuk vepron më dhe duket tërësisht e paralizuar… nuk është më në gjëndje as të menaxhojë dhe as të ndjekë situatën sanitare,… ndërkohë që situata ekonomike e sociale është dramatike…sepse keqeverisja 7 vjecare e kishte shkatërruar tërësisht dhe asaj i është mbivendosur edhe keqmenaxhimi apo menaxhimi dështak i krizës sanitare…
4. Nuk është më aspak e cuditshme, që Rama i friksuar në ekstrem nga ndëshkimi dhe sekuestrimi i pasurive të paligjshme gjatë të gjithë kohës vret mëndjen si të bëjë marifete për marrë garanci për pushtetin personal dhe sesi ti fusë në izolim përsëri shqiptarët duke i akuzuar se nuk zbatojnë rregullat..Do të ishte katastrofike që për shkak të përkeqësimit të situatës sanitare, qeveria e paaftë të kalonte në masa drastike izoluese duke dhunuar të drejtat themelore të qytetarëve apo penalizuar qytetarët por mbi të gjithë që do ta fundosnin përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme ekonominë e vëndit….e cila është e falimentuar…
5. Qeveria Rama është më e paafta jo vetëm në Europë por edhe në rajon… Me heqjen e masave kufizuese, me të cilat Rama u mburr se ishte më i miri në botë duke fundosur ekonominë por edhe duke revoltuar në ekstrem qytetarët me marrëzitë e tij personale si dhe duke rezultuar nga analiza e fondacionit Forbes qeveria me menaxhimin më të dobët në Europë përsa i përket krizës sanitare nga Covid-19.
6. Nëse i referohemi shifrave të rasteve aktive të periudhës 15-ditore të fundmuajit korrik 2020, më konkretisht të datave 19 korrik 2020 e 3 gusht 2020 në 6 vëndet e rajonit, Mali i Zi, Greqi, Bosnie e Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Shqipëri, rezulton se Shqipëria ka pasur dinamikën më të keqe gjatë kësaj periudhe. Konkretisht Shqipëria ka pësuar një rritje të shifrës së Rasteve Aktive nga 406 të infektuar për 1 milion banorë në datën 19 korrik 2020 në vlerën 840 Raste Aktive për 1 milion banorë në datën 3 gusht 2020. Duke pësuar një rritje me 107 përqind, që është rritja më e lartë nga të 6 vëndet e rajonit. Pra Shqipërisë gjëndet Serbia e cila ka pasur një rritje të Rasteve Aktive me 87 përqind…Ndërkohë që Maqedonia e Veriut gjatë kësaj periudhe dyjavore ka arritur të ketë një ulje me rreth -7 të kësaj shifre… Kjo ka shkaktuar “izolimin” e shqiptarëve edhe në rajon duke ju lënë mundësi të lëvizin vetëm në Serbi…Por falë dashamirsisë së fqinjëve të tjerë, shqiptarët mund të lëvizin në disa vënde të rajonit vetëm pasi të kryejnë testet…
7. Paaftësia dhe arroganca e Ramës dhe e qeverisë, të ciftuara mes tyre, lidhen me mos aplikimin e një metodike adekuate dhe për rrjedhojë edhe e një numri adekuat testesh për të mundësuar aplikimin me sukses të qasjes testime/gjurmime/trajtim… Rama me arrogancë dhe paaftësinë e tij vazhdon ta menaxhojë edhe këtë situate të rënduar, po ashtu si edhe gjatë 7 vjetëve të qeverisjesë tij me sy mbyllur dhe i dehur nga sukseset imagjinare që deklaron vetë sipas qejfit dhe i beson vetëm vetë…Duke e shndërruar kështu vendin në “delen e zezë” të perëndimit dhe duke u fshehur vetë në strehën e fundit si “sovranist”… që me siguri do të jetë edhe fundi i tij i tmerrshëm…
Syri.net
3 gusht 2020