COVID-19/Situata po degradon me shpejtësi alarmante
Nga Kastriot Islami –
1. Në një emisionin e mëngjesit të sotëm në RTL në gjuhën franceze, ekspertja e epidemiologjise Catherine Hill, ndër të tjera, duke analizuar situatën e infektimeve nga Cobid-19 gjatë dy ditëve të fundit në Francë, ku vihen re rreth 3000 të infektuar në ditë, i ka kërkuar të “fillojë në Francë depistimin/testimin masiv të popullsisë para 1 shtatorit 2020 me testin RT-PCR…” sic po ndodh aktualisht në shumë vënde perëndimore… Vetëm ky lloj testimi, sipas kësaj eksperteje nga Franca, mund të ndihmojë të kontrollohet situata edhe e të infektuarëve edhe të ulet numri i vdekjeve, sidomos në rrethanat kur qytetarët po I kthehen normalitetit, aq më tepër që në 1 shtator mendohet se do të happen shkollat edhe për fëmijtë….
2. Në Shqipëri, situata është shumë e rëndë…Të infektuarit dhe vdekjet vazhdojnë të rriten cdo 15-ditësh…me ritme eksponenciale… Më konkretisht në 15 ditëshin, 1 gusht-15 gusht shifra e të infektuarëve ka qënë 1864 ndërkohë që në periudhën 15 maj-1 qershor kjo shifër ka qënë vetëm 227 duke i rritur kështu me 8,2 herë .
3. Po kështu edhe shifra e vdekjeve është rritur në mënyrë të frikshme… më konkretisht kjo shifër në periudhën 1 gusht-15 gusht është 63 ndërkohë që në periudhën 15-maj-1 qershor kjo shifër ka qënë vetëm 2, duke u rritur me 31,5 herë…
4. Për këtë situatë nuk kanë asnjë faj qytetarët…Po ashtu as mjekët nuk kanë asnjë përgjegjësi, madje duhet të falenderohen e përgëzohen për angazhmin e tyre heroik duke punuar në kushte e rrethana tejet të vështira…Faji kryesor e ndoshta tërësor bie mbi qeverinë e cila për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë e ka lënë situatën shndëtsore të rrënohet …
5. Edi Rama, pasi tentoi të luante shëptimtarin dhe më të aftin e globit, dhe pasi mori përgjigjen nga fondacioni FORBES si më i dështuari në Europë, tani ka filluar një lojë tjetër: luan arrogantin dhe kokëfortin duke braktisur gjithcka dhe duke mos care kokën për asgjë…Nuk dëgjon për asgje dhe askënd… nuk bën asgjë… nuk kupton asgjë…vazhdon i papërgjegjshëm pushimet e argëtimet e tij; dhe për më tepër, ai dhe bashkëpuntëtorë të tij të ngushtë i përgjigjen me arrogancë e mëndjelehtësi shqetësimeve të qytetarëve… duke menduar se me pasurinë që kanë grumbulluar janë të paprekshëm prat ë garantuar nga ndëshkimi sepse kanë vënë nën kontroll drejtësinë, mund të blejnë e kërcënojnë gjithëkënd dhe mendojnë me lehtësi se qytetarët janë të pafuqishëm për të reaguar…
6. Kështu mendonte e vepronte edhe Llukashenko, që as vetë tanimë nuk e di më se cfarë do të mund ti sjellë e nesërmja…ndërkohë që populli i revoltuar është masivisht në rrugë duke kërkuar largimin e tij…
7. Situata shëndetsore po degradon cdo ditë me shpejtësi të rrufeshme….Ndërkohë që ekonomia është rrënuar dhe duket se nuk ka asnjë hapsirë që ajo të “ndihmojë” situatën shëndetsore… me shumë gjasa, shumë shpejt, vëndi do të gjëndet në kolaps total dhe qytetarët në revoltë masive… Jo për arsye politike, por se ata nuk do të jenë më në gjëndje të përballojnë as situatën e rënduar shëndetsore, as rrënimin e tyre ekonomik dhe as degradimin social….