COVID/Rastet aktive po rriten frikshëm
Nga Kastriot Islami –
Qeveria nuk e kontrollon më situatën e pandemisë…Mund të thuhet se Rama nga mburrjet ka kaluar në abandonim të plotë të krizës sanitare…Rastet aktive janë rritur me shpejtësi shumë të madhe që nga data 11 qershor 2020 kur kjo ishte 349… Ne 25 shtator 2020 shifra e rasteve aktive ka arritur në Shqipëri në 5363 ose në pothuajse dy muaj e gjysëm kjo shifër është rritur pothuajse 15 herë duke vazhduar të rritet pa pushim… Shpejtësia e rritjes mujore ka qënë : i) gjatë muajit qershor rritja ka qënë me mbi 1000 raste aktive; ii) gjatë muajit korrik është arritur rritja mujore me mbi 1500 raste aktive; iii) gjatë muajit gusht rritja ka arritur shifrën mbi 1200 raste aktive dhe iv) vetëm në gjysmën e shtatorit numri I rasteve aktive është rritur me rreth 1200 raste aktive duke shënuar kështu edhe më rritjen mujore më të lartë në 6,5 muajt e kësaj pandemie…
Shqipëria është një vënd I pasigurtë për shumë nga vendet e Europës po ti referohemi numrit të lartë të rasteve aktive për 1 milion banorë… Në Shqipëri ka 1864 raste aktivë për 1 milion banorë. Ose mbi 7 herë më shumë sesa në Gjermani… 2,4 herë më shumë sesa në Itali…2,7 herë më shumë sesa në Bullgari…6,2 herë më shumë sesa në Kroaci…2,6 herë më shumë sesa në Slloveni e Sllovaki…. Krahasuar me vëndet e rajonit, Shqipëria është kthyer në “dele e zezë” për rajonin…; në Shqipëri ka 17 herë më shumë raste aktive sesa në Serbi…1,7 herë më shumë sesa në Maqedoninë e Veriut, 3 herë më shumë sesa në Greqi dhe po aq raste sa në Bosnie…
Kjo rritje e llahtarshme e rasteve aktive është shoqëruar edhe me rritje të konsiderueshme të shtrimeve në spital dhe të rasteve në terapi intensive dhe madje edhe të vdekjeve, e cila ka arritur në datën 25 shtator shifrën 375 te vdekur ose rreth 130 qytetare për 1 milion banorë… Përsa i përket numrit të vdekjeve, nga statistikat e ëoldometers për 215 vënde në botë, Shqipëria rezulton e rënditur e 56 duke pasur numër më të lartë vdekjesh për 1 milion banorë më të lartë sesa 160 vënde të tjera të botës…
Situata jasht kontrollit me rastet aktive ka rënduar shumë punën në spitalet COVID duke rrezikuar “kolapsin” e këtyre spitaleve të cilat arrijnë të qëndrojnë në këmbë vetëm në sajë të punës heroike e angazhimit profesional e human të mjekëve dhe personelit të shërbimit mjeksor…
Kjo ka bërë që te rritet izolimi për shqiptarët në Europë, rajon e botë… Gjithnjë e më shumë po shkurtohen komunikimet me Shqipërinë për shkak të rritjes së rasteve aktive që lidhen kryesisht, për të mos thënë vetëm, me keqmenaxhimin, papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e qeverisë Rama…