Ç’prisni?! Të vdesin?!
Nga Edmond Arizaj –
Pse nuk e nderoni Ismail Kadarene ne gjallje? Ta shohe edhe ai vleresimin.
Pse nuk shpallni konkurse arti per veprat e tij?
A nuk do ishte bukur p.sh nje stol si liber me flete te hapura me titullin e “Gjeneralit…” nga liqeni?
Aty kudo ku ecen te duket se je ne varreza, ne cdo stol nganje “ne kujtim…”, “i paharruar” etj.
Vetem Francesk Radi me kitare e “Pylli Driteroit” sikur e thyejne pak. Pas vdekjes se tyre edhe keto…Po per te medhenjte Robert Ndrenika, Tinka Kurti, e gjithe brezin e tyre, a nuk mund te kujtohet kush, thjesht t’i beje te lumtur ne gjallje?
Apo kengetare, poete, shkrimtare, humoriste, qe jane terhequr ne ato “sgeqet” e tyre me dhimbjen e madhe se i kane harruar.
Ate vleresim qe nuk iu dha kurre ne monedhe, te pakten shpirteror e meritojne. Por jo pas vdekjes.
Nuk duhet te presim te vdesin qe t’u tregojme sa i kemi dashur! Nuk eshte “ndjellje e te keqes” sipas bestytnive tona, t’i nderosh ne gjallje.
Nuk po bien ne fushe te betejes, qe t’i nderojme pas vdekjes. I kane mbyllur “hesapet” e tyre duke na dhene kenaqesi e kulture per vite e vite me rradhe. Shteti,
Ministria e Kultures, bashkite…por dhe shoqeria e kane sadopak detyrim t’u japin nje fill mirenjohje “persegjalli”.
Nuk e di sa mund te kene ikur vetem dy vitet e fundit, me nje peng ne zemer se nuk u vleresuan, a nuk u kuptuan.
Ja, si ndodhi sot, me Moikom Zeqon. Jam i sigurte se ata qe ngushellonin e qanin me shume, nuk do te kene lexuar asnje rresht te tij. Njerezit e kultures nuk jane te perjetshem.
Per t’i “zevendesuar” e paskemi shume te veshtire. Te pakten t’u tregojme se do te namungojne, se i vleresojme, se u kerkojme dhe ndjese.
Kjo me se shumti. Mos te presim te vdesin qe t’i duam.