“Ç’punë kanë me koalicionet pazarxhinjtë më ordinerë të 30 viteve në Kuvend”
Gazetari Ylli Dylgjeri shprehet se kërkesa e opozitës false në Kuvend kundër koalicioneve parazgjedhore është një pazar i pistë i deputetëve anonimë me Edi Ramën.
Në një postim në Facebook, Dylgjeri shprehet se Edi Rama ua di çmimin këtyre deputetëve dhe tashmë po i përdor në mënyrën më te keqe të mundëshme.
“Pse nuk i do koalicionet MurrizOpozita? Sepse ata qëndruan në Kuvend e hynë aty si bagëti të akaparuar nga Rama e Balla. Sepse ata e dinë që as familjet e tyre si votojnë më dhe njerëzit i neveritin si pazarxhinjtë më ordinere të këtyre 30 viteve.
Normalisht këtyre do u interesonin më shumë koalicionet se kujtdo tjetër për të bashkuar ato grupet e tyre qe ndahen e rigrupohen çdo jave sipas regjisë së Ballës. Ose dhe ne rastin më të keq ata mund të hynin në koalicion me PS ne zgjedhjet që vijnë e të përfitojne disa mandate.
Por tutori i tyre e di qe ata e ndyjnë dhe më shumë Rilindjen e tij dhe vetëm i shtojnë erozionin e vetë socialistëve që kanë mbetur. Ndaj po i poshtëron pa mëshirë dhe i bën fare qesharakë e dordolecë, se në fund të ditës ua ka parë harxhet që kur shiten shpirtin dhe tani s’ua kursen fare as sadopak fytyrë”,- shkruan Ylli Dylgjeri në Facebook.