Dash Shehi i përgjigjet Ramës: Jashtë Europës nuk na la kokaina që pi ti, apo rakia, por korrupsioni dhe krimi

Dash Shehi i është përgjigjur bullzimit të kryeministrit Rama, i cili u manifestuar dje në emisionin e Sokol Ballës. (shih videon)

Kreu i LZHK-së u shpreh për gazetaren e Fax News, Jonalda Zelka, se Edi Rama është drejt fundit të tij politik, dhe për këtë tashmë është bërë agresiv dhe merret me sulme personale.

“Jam mësuar nuk është hera e parë që e bën. Jashtë Europës nuk të lë rakia, por na lë krimi dhe korrupsioni i këtij njeriu bashkë me bandën e tij. Ne nuk merremi as me rakinë, as me ato që ai vesh, apo me kokainën që pi, ne do të flasim për gjëra serioze.

Unë nuk do të merrem ndonjëherë me jetën e tij personale, ishalla po hudhet nga ballkoni, unë do të merrem gjithnjë me shqiptarët dhe varfërinë që ky po u shkakton atyre. Kur të ikë nga politika le të shajë sa të dojë, zoti kryeministër në historinë e Shqipërisë ju më rezultoni që jeni hajduti më i madh, për këto të tjerat të përgjigjemi sa të duash.

Se kush është ky e di gjithë Shqipëria, se kë kemi për familje, kë kemi për grua, e dinë të gjithë njerëzit. Ky është njeriu që kriminalizoi Shqipërinë, ky është njeriu që po bën që të na largohen fëmijët jashtë vendit.

Ka pasur një shprehje të vjetër që thoshte të rëntë hasmi i mirë, dhe vërtetë që duhet të jetë edhe sot kjo shprehje, se përballë kemi një njeri që nuk reflekton.

Termat opozitë parlamentare dhe joparlamentare i ka shpikur vetë Edi Rama, ne dolëm nga parlamenti, se e quajtëm atë të pavlefshëm. Grupet që janë sot në Kuvend janë krijuar nga Rama, ata vetë mund të përdoren sipas intersave të Ramës. Nuk mund të ndjekim këtë vizatim persvers që Edi Rama i ka bërë opozitës dhe Kuvendit”, u shpreh Shehi.

SHKARKO APP