Dashurisë tonë të madhe Tirones, t’i kthejmë qytetarinë!
Forum E Diel, 14 Shkurt 2021 20:33
Nga Arben Tafaj –
Ndjehem krenar qe 11 shkurti ashtu si 26 nentori festohen ne Tirane si dy data te rendesishme te historise se ketij qytetit, madje 11 shkurtin e ketij viti diten e shpalljes Tiranes kryeqytet e perkujtuam ne institicionin me te larte te vendit ne Presidencen e Republikes! Gjeta rastin te falenderoj Presidentin e Republikes z. Ilir Meta i cili me shume vemendeje dhe seriozitet gjeti kohen per te na ftuar ne kete ceremoni dhe njekohesisht vleresova dhe falenderova ne kete pervjetor, punen e pa lodhur te eterve themelues te Shoqates Tirona profesoreve te nderuar Zyhdi Turdiu, Shefqet Ndroqi, Gafur Luga,Shyqyri Rreli, Gani Meniku, Petrit Kusi, Nas Hobdari, Ismail Demneri, Said Tafaj, Evelina Kerçiku, Skender Farka, Paulin Benusi e deri tek gjenerata me e re Shpresa Caslli,Ruzhdi Keçi, Suela Kusi, Ismail Varoshi, Naim Hasa, Gazmend Bakiu, Ajten Topani, Ardjan Llagami, Pertri Zorba, Gani Lulja, Olsi Ferazini, si dhe parfaqesues te nderuar te familjeve Karrapici, Hallulli, Qyqja,Tabaku, Farka, Kelliçi, Begeja, Myderizi, Bakalli, etj….te cilet, te gjithe se bashku, me shume kembengulje dhe perkushtim, krahas qindra aktiviteteve te realizuara, daljeve mediatike, forumeve qytetare, artikujve te shkruara dhe qendrimeve te mbajtura ne mbrojtje te interesave te komunitetit Tironas, beme te mundur t’i kthejme keto dy data historike te qytetit tone ne dite feste! Falenderova Z. President te Republikes edhe per nje arsye tjeter, per faktin qe na krijoi mundesine e arte qe aktivitetin e pare te ketij viti, i cili eshte dhe viti jubilar 30 vjetorit te krijimit Shoqates Tirona, ta bejme pikerisht ketu ne presidence.