De Biasi, Grazie!

Shqipëria e kualifikuar në "Euro 2016" është një festë kombëtare, kjo dihet.

Por Shqipëria e kësaj mrekullie të futbollit është edhe një festë italiane, duke parë se në drejtim të Kombëtares së mrekullive është Gianni De Biasi, trajneri më pak i njohur i vendit fqinj që punon jashtë Italisë, por duke parë se kategoria “Made in Italy” është pak në rënie (Lippi, Ancelotti, Capello, Zaccheroni, Trapatoni, të gjithë “big”­-ët janë… pushim për momentin).

Shtypi “axurr” ka dashur të festojë dhe të ngushëllohet me një “Normal One”: De Biasi.

Një trajner që vjen nga larg, nga një jetë të kaluar në drejtim të skuadrave gjysmë të vogla: Pro Vasto, Carpi (dhjetë vite më parë), Cosenza, Spal, Modena, Brescia, Levante, me një eksperiencë shumë pozitive në drejtim të Torinos dhe një zhgënjim i madh tek Udinese deri te transferimi në Shqipëri, në 2011-­ën. Ka bërë një punë aq të mirë sa ka merituar edhe nënshtetësinë, sepse ka mundur Portugalinë e Ronaldos në një ndeshje kualifikuese dhe Francën në miqësore.

Ka qenë arkitekti i kësaj aventure historike të futbollit shqiptar, që do të marrë pjesë në një Europian, për herën e parë në historinë e vet. Dhe nuk ka rëndësi se çfarë do të mund të ndodhë në Francë mbas tetë muajsh. Ndjesia e triumfit është e gjitha për popullin kuqezi.

De Biasi është 59 vjeç, ka qenë një futbollist i mirë, në rolin e mesfushorit, e ka mbyllur karrierën e tij si lojtar në 1990-­ën në shinat e netëve magjike, dhe prej 25 vitesh bën një punë që i pëlqen: trajnerin. Ka fituar një kampionat në C2, një në C1, dy Kupa të Italisë në Lega Pro dhe në Serinë C, një Superkupë në C1 dhe stolin e argjendtë në 2001-­in. Por arritja e realizuar me Shqipërinë vlen një stol të artë. Edhe më shumë. 

 

SHKARKO APP