Degjenerim

Nga Ylli Manjani
Shprehja e opinioneve në media quhet “Krim moral”.
Normal, përderisa vrasja nga policia me armë zjarri konsiderohet “aksident”. Ka lëshuar policinë të intimidojë (dhunojë) pa ligj të gjitha ata që kanë opinione jo në media, por edhe në Facebook!!!
Kush tha që Ky po ndjek kanunin?!
E ka gabim!
Kanuni thotë “fjala mord nuk ban”. Ai thotë se “mortin e bëjnë fjalët”.
E ka me këdo që mendon e shpreh atë që mendon, jo me atë që vret e bën krim!
“Krimi i moralit” (sipas kutit të Tij) na del më i rëndë se krimi sipas ligjit. Shkelja e ligjit është “pasion ose aksident”. Morali është “i paligjshmi”.
Kjo do të thotë se dhunën nuk e ka më thjesht ideologji, por tashmë patologji!
Të njëjtën patologji vuajnë edhe ato komentues që mbështesin dhunën “patriotike” të policisë politike. Ata që pemën plastike e kanë më të shtrenjtë se jetën, shëndetin, arsimin dhe edukimin e një të riu.
Tashmë ua nxjerr fjalët patologjia, jo ideologjia.

SHKARKO APP