Deklarata që hedh hije dyshimi se Qeveria i di vrasësit e bankierit Santo
Policia shqiptare ka dijeni për personin që ka vrarë Bankierin Santo, por nuk e fakton dot këtë.
Kjo është deklarata që ka bërë Pjerin Ndreu, deputet i Parlamentit të Shqiperisë dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare ne Parlament në një studio televizive.
Deklarata e Ndreut nuk është e para në këtë drejtim. Vetë Ministri Tahiri ka deklaruar se jane pranë gjetjes se autorëve e këte gjë e ka deklaruar disa herë edhe prokuroria.
Nuk ka asnjë dyshim qe Policia ka dyshime dhe indicie për ata që mund te jenë vrasësit apo porositësit e vrasjes. Kjo është krejtësisht normale. Nuk eshtë cudi që të ketë edhe më shumë se dy pista apo më shumë se dy dyshime. Problemi këtu qëndron diku tjetër.
Nëse policia ka dijeni për vrasesit apo porositësit e saj c’kuptim ka që ky informacion të jetë kaq i njohur sa ta dinë edhe deputëtët e parlamentit. Ky informacion duhej të ishte tejet i rezervuar dhe konfidencial në mënyrë qe vrasësit e dyshuar të ndiqeshin apo të hetoheshin deri në dokumentimin e vrasjes.
Nëse një prej vrasësve ose porositësve, do të degjojë këtë deklaratë në Tv, pas asnjë dyshim që sjellja dhe komportimi i tij në raport me ngjarjen nuk do jetë më ai i pari.
Përtej rastit në fjalë një tjetër cështje jo e vogël hapet. A ka seriozitet shteti shqiptar, për cështjet dhe dokumentat e tij apo jo?! Nëse hetimet e policisë i dinë të gjithë, nëse informacioni i klasifikuar është kaq sheshit, atëherë dicka nuk shkon me shtetin.
Po e njëjta situatë ndodhi disa kohë më parë, kur një dosje e plotë e prokurorise për hetimin e Kastriot Ismailajt, filloi të qarkullojë nëpër gazeta dhe studio televizive. Dosja e mbyllur, përmbante edhe biseda të regjistruara të Ismailajt me persona me imunitet, përfshi Kreun aktual të Kuvendit, Meta. Dosja që duhej të ishte asgjesuar sipas vendimit të gjykatës, ose të ishte arshivuar së paku, në fakt endet nëpër të gjitha studiot televizive.
Hetimet e Prokurorisë, po ashtu përpara se sa dosja të shkojë në gjykatë, janë botuar të gjitha në shtyp. Madje botimi vjen në kohë reale, bashkë me paralajmërimin për persona të tjerë që pritet të thirren për t’u pyetur ose që janë bërë ndërkohë objekt i ndjekjes.Cdo njeri që di dicka është i gatshëm ta thotë atë përpara kamerave. E njëjta situatë ndodhi me Pandeli Majkon, që në prag të vizitës së Kerrit, bëri publike cështjen e Muxhahedinëve, që shumë shtetarë e dinin që prej vitit 2012, por që nuk e kishin bërë kurrë cështje të debatit publik, shkruan Opinion.al
Deputetët, drejtuesit e policisë, prokurorët, kanë akses në një informacion të klasifikuar shtetëror. Ruajtja e sekretit të këtij informacioni, mbi të gjitha kur dëmton hetimin është i detyrueshëm. Nëse ata nuk arrijnë ta bëjnë, atëherë ky shtet, nuk është më shtet, por një dritare e madhe, ku gjithsecili zgjatët për të thirrur me zë të lartë atë që ka dëgjuar…
(Express)