“Deputeti Prenga dhe tifozi Morina”
Gjykata keto dite liroi nga arresti shtepise deputetin e PS, Armando Prenga edhe pse ky i fundit me armen e tij pa leje kishte qelluar dhe plagosur nje qytetar te cilit me pare me bekimin dhe mbeshtetjen e qeverise i kishte vjedhur lagunen per t’ja dhene vellezerve te tij.
Ballist Morina nuk ka qelluar askend. Nuk ka vjedhur asgje. Me veprimin e tij ne Beograd beri te mundur qe, kombetarja jone, per here te pare ne histori te kualifikohej ne kampionatin Europian. Per kete aresye u kercenua publikisht nga mafia serbe dhe u la pa mbrojte nga shteti shqiptar. Ne keto kushte vendosi te mbante nje arme per vetembrojte me te cilen as nuk kercenoi as nuk qelloi njeri.
Per kaq e arrestuan dhe e mbajten ne burg (jo arreste shtepie) per muaj te tere pavaresisht peticioneve dhe kerkesave te gjithanshme per lirimin e tij.
Arsyeja e diferencimit ???
Dikush mund te mendoje se Prenga ka blere drejtesine apo i ka bere asaj presion, gje qe Ballisti nuk ka pasur xhepa apo kellqe per ta realizuar.
Por nese shohim qe Prenga nuk ka qene ne burg por ne arrest shtepie ne Lac (e keni te qarte vete sa respektohet arresti shtepise aty) lind pyetja perse i duhej Prenges te paguante apo te bente presion per te dale nga arresti shtepise.
Nuk besoj se ka njeri qe mendon se Prengen e kishte marre malli te ligjeronte ne parlament dhe kesisoj i duhej medoemos te dilte nga “arresti Lacit” per te marre pjese ne seancat parlamentare.
Aq me pak i duheshin zhurma dhe sulmet e opozites per prezencen e tij ne parlament qe, vetem sa do rikthenin ne qender te vemendjes skandalin dhe rrisnin cmimin e marrjes se pafajesise.
Atehere ?
Sponsorizuesi dhe perfituesi real i lirimit te Prenges eshte personi qe druhej se mund te mos kishte votat apo kuorumin e duhur ne parlament per zevendesimin e ministrave.
Rames i duhej dhe e perdori voten e Prenges edhe pse e kishte “vete pezulluar” 24 ore para fillimit te seances, sepse pa te dhe firon e LSI mund te ngelej ne minorance.
Nuk eshte hera e pare qe e ben pasi i gjithe pushteti i tij eshte i ndertuar mbi prenget, frroket, ndoket …. dhe te ngjashmit e tyre, por ky veprim kontraston fort me sulmet e tij mbi gjykatat se lirojne kriminelet me votat e te cileve ai me pas mban ne kembe qeverine.
Si perfundim dallimi pse banditi deputet doli nga arresti i Lacit ndersa tifozi Morina ngeli ne burg per nje kohe shume te gjate, eshte se ky i fundit nuk ka bere asnje krim per t’u zgjedhur deputet ose per t’i hyre ne pune Rames.(syri.net)