“Dërgo myslimanët çeçenë të luftojnë ISIS”
Një nga aleatët më të ngushtë të Vladimir Putinit, ka bërë thirrje që presidenti rus të dërgojë trupat tokësore myslimane për të luftuar Shtetin Islamik.
Ramzan Kadyrov, president i Çeçenisë, tha se Moska duhet të zgjerojë operacionet në Siri.
Moska ka nisur bombardimet në Siri, mes shqetësimeve se po sulmojnë rebelët dhe jo Shtetin Islamik.
“Jam i bindur se jo vetëm sulmet nga ajri, por edhe tokësore, janë të nevojshme për t’i dhënë fund ISIS, që të jetojmë në paqen në komunitetin tonë global”.
Kadyrov, një mysliman suni, që drejton këtë provincë me grusht të hekurt, tha se çeçenët duhet të dërgohen në terren.
“Tani për tani, ne çeçenët, për fat të keq, nuk kemi mundësinë që të luftojnë ndaj këtyre shpirtrave djallëzorë,” tha ai.
SHBA thotë se Rusia nuk ka sulmuar asnjë objektiv të ISIS.
Kurse Rusia i ka mohuar këto zëra.
Sulmet e Rusisë kanë vrarë të paktën 36 civilë.
SHBA u njoftua për sulmet vetëm pak orë përpara nisjes.
Shumë shpejt mes Rusisë dhe SHBA do ketë bisedime urgjente për të shmangur përplasjet në Siri.