Dështimet dhe arritjet e qeverisë Rama

Ylli Dylgjeri

Nga Ylli Dylgjeri –
Dështoi të krijojë vende të reja pune, duke detyruar mijëra shqiptarë të kërkojnë azil dyerve të Europës.

Dështoi në rritjen e investimeve të reja, ato të huaja kryesisht. Në shtatë vite asnjë investim i tillë. Të vetmet investime ndërtimet e kullave në çdo cep të Tiranës.

Dështoi në stimulimin e industrive prodhuese në vend, si gjeneratorë kryesorë punësimi.

Bujqësia vazhdon në mëshirë të fatit, pa asnjë ndihmë apo politikë stimuluese, duke u konkuruar keqas nga importet.

Dështoi në ofertën utopike të shëndetësisë falas. Koncensionet në shëndetësi akuzohen si më korruptivet dhe pa asnjë efekt pozitiv në shëndetin e njerëzve.

Dështoi me reformën arsimore, sot studentët por dhe pedagogë jetojnë në një nga periudhat më të çoroditura të arsimimit.

Dështoi në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria renditet si vendi më i korruptuar në rajon, madje nga më të korruptuarat në botë.

Dështoi në luftën kundra krimit madje ndodhi krejt e kundërta. Departamenti Amerikan i Shtetit na rendit si vendi kryesor prodhues por dhe tranzit i drogës.

Dështoi në uljen e borxhit, si premtimin më të madh dhe kali i betejës së Rilindjes kur erdhi në pushtet. Sot borxhi publik ka kaluar 80% të PBB.

Arritjet

Sondazhi i realizuar nga sondisti Eduard Zaloshnja ku Rilindja del forcë e parë në zgjedhjet e ardhshme me 53.1 % të votave.

Doni më?

SHKARKO APP