Dështimi i Ramës i deklaruar nga FORBES
Nga Kastriot Islami
Në një studim të gjatë e të hollësishëm, lidhur me efikasitetin e menaxhimit të krizës sanitare Covid-19 në 215 shtete të botës të kryer nga fondacioni FORBES, qeveria Rama është klasifikuar e fundit në Europë. Ky studim ja hedh në tokë të gjithë bojën e mburrjeve përmes të cilave Rama tentoi të krijonte përshtypjen se ai është menaxheri më i suksesshëm në Europë i krizës sanitare! Dështimi do të merrte edhe vulën e FORBES!
Rama vazhdon të mburret me menaxhimin e krizës sanitare për qëllime elektorale, pavarësisht se fondacioni FORBES e klasifikoi të fundit në Europë përsa i përket “efikastitetit qeveritar” për menaxhimin e pandemisë COVID-19. Paravësisht se shifrat, qoftë edhe të manipuluara prej qeverisë Rama, flasin qartë për dështim “olimpik” të qeverisë dhe vecanërisht së “virusologut të Surrelit”. Pavarësisht se qytetarët ne shumicë e akuzojnë atë se kanë provuar mbu kurrizin e tyre këtë dështim..
Rama vazhdon të gënjejë e mashtrojë…Sepse e gjithë propaganda e tij mbështetet në parimin gebelsian “ një gënjeshtër e madhe duhet përsëritur vazhdimisht, sepse në fund të fundit do të mbetet dicka…”. Kjo është edhe këshiila e një këshilltarit të huaj… Ndiqni me vëmëndje të gjithë daljet e tij në media dhe do të dalloni lehtësisht jo vetëm gjëneshtrat e tij të mëdha por edhe faktin se ai nuk heq dorë nga përsëritja e tyre, pavarësisht se qytetarët e madje edhe ai vetë e kuptojnë që po përsërit si i marrë gënjështra të pabesueshme… Nuk heq dorë dhe nuk ka për të hequr dorë nga ky stil, nga përsëritja e gënjeshtrave e mashtrimeve..
Përse i përsërit gënjështrat e mashtrimet…? Ai dhe këshilltarët e tij huaj, të paguar majmërisht mendojnë se ndonëse kjo nuk ngjit te shumica e qytetarëve, ajo ndikon në motivimin e fanatikëve rilindas që duke marrë dozën e “gënjeshtrave ditore të përsëritura” fillojnë ti besojnë ato si të vërteta. I besojnë kështu liderit të tyre dhe për rrjedhojë janë gati të hidhen në zjarr për të dhe të ndeshen për jetë a vdekje me kundërshtarët…për të përfituar racionin e rilindjes.
A funksionon kjo teknologji me fanatikët e tij? Deri më sot duket se ka funksionuar, mjafton të kujtoni disa personazhe grostekë, që kanë bërë “karriere” dhe pasuri me këtë stil dhe që Rama i ka promovuar dhe vazhdon ti promovojë… Por kjo teknologji ka filluar të mos funksionojë dhe sa më shumë vjen fundi, aq më shumë ajo do të dështojë… madje duke u kthyer në të kundërtën…Madje njerëz të promovuar prej tij si besimtarë të gënjeshtrave kanë filluar të tallen dhe ta përqeshin pas shpine “liderin” e tyre, të neveriten me mashtrimet e kaporalit, e madje kanë filluar ta abandonojnë…
Ti kthehemi shifrave dhe realitetit për të provuar dështimin e Ramës dhe të qeverisë së tij në menaxhimin e pandemisë…
Rastet aktive përcaktohen nga numri i të infektuarëve që trajtohen cdo ditë..Ky është një numër që jepet cdo ditë në media… Nëse pandemia shkon drejt fundit, ky numër shkon drejt zeros, domethënë numri i qytetarëve të infektuar që janë në trajtim shkon drejt zeros…Në Shqipëri kjo jo vetëm s’ka ndodhur, përkundrazi ky numër është rritur në mënyrë të frikshme…Gjë që tregon se qeveria e Surrelit deri më sot ka dështuar më “sukses”…
Bazuar në shifrat e publikuara nga vetë qeveria, që janë të pabesueshme dhe me shumë gjasa të manipuluara me urdhër nga Surrelit… rezulton grafiku i dinamikës 6-mujore të rasteve aktive, nga data 11 mars 2020 në 11 shtator 2020, i paraqitur në këtë shkrim. Cfarë del nga këto të dhëna?
Në 11 mars 2020, kur sapo filloi të monitorohej pandemia në Shqipëri, numri i rasteve aktive ishte 14 gjë që shpjegohej edhe me shifrën e ulët të të infektuarëve… Për rreth 3-muaj, deri më 11 qershor 2020, Rama u kthye në xhandar-gjitholog dhe mburrej nga Surreli për masat e tij drastike e policore. Kështu ai e coi në greminë ekonominë… Por edhe tmerroi qytetarët me propagandën e tmerrshme të “armikut të padukshëm” e gjobat e cmendura të policisë…
Gjatë 3 muajve, nga 11 mars deri në 11 qershor 2020, rritja e rasteve aktive ishte “modeste” dhe u duk sikur pandemia në Shqipëri do të kufizohej në shifra të ulta të rasteve aktive dhe për pak kohë do të shkonte drejt mbylljes…sidomos me ardhjen e verës së nxehtë mesdhetare… Në 11 qershor 2020, shifra e rasteve aktive arriti në 349 ndërkohë që raporti në % i rasteve aktive ndaj numrit të infektuarëve varionte në diapazonin 18-22 %, vlerë kjo e ulët…
Duke filluar nga 11 qershor 2020, Rama e abandonoi menaxhimin e krizës sanitare…Sepse ai u detyrua të hiqte dorë nga e vetmja gjë që di të bëjë, nga masat drastike, që po e conin vëndin në katastrofë ekonomike. Por edhe sepse Rama filloi pushimet e gjata në bregdetin e jonit me zullumqarët e rilindjes e me lobistë të paguar majmërisht e të trajtuar mbretërisht.
Nga ky moment pandemia filloi të dilte jasht kontrollit. Duke u rritur të infektuarit, vdekjet, numri i të shtruarëve në spital dhe atyre në terapi intensive. Ndërkohë mjekët e punonjësit e shërbimit mjeksor do të vazhdonin të punonin heroikisht e të paguheshin si skllevër…Pas 3 muajsh, në 11 shtator 2020, numri i rasteve aktive do të arrinte shifrën e frikshme 4251 ose në % të të infektuarëve do të arrinte deri në 47 %, rreth 2,5 herë më e lartë se para 3 muajve…
Kjo situatë do ta largonte shumë mbylljen e pandemisë. Dhe akoma më i rëndë do të ishte vendimi i vëndeve të BE për të mbyllur portat për shqiptarët. Kështu vëndi do të izolohej…
Si përfundim, 6 muaj pas fillimit të pandemisë të pamenxhuar apo të keqmenaxhuar me urdhëra nga Surreli, shqiptarët janë tërësisht të abandonuar dhe vëndi tërësisht i izoluar… E gjithë kjo mjafton për të treguar se Rama ka dështuar… E ndërkohë ai vazhdon të përsërisë si papagall gënjeshtrat e mashtrimet dhe të mburret duke menduar me budallallëk se mashtrimet e tij do ti hanë qytetarët apo të pakëtn do të ngjisin te fanatikët…
Bulmezi do të vazhdojë duke kënduar me zë të lartë gënjeshtrat e tij, në rrugën e dështimit sepse kjo është rruga drejt humnerës…! Kjo vetëm do të thellojë humbjen ndryshe nga cfarë mendon e programon i “deshtuari I Surrelit”.