Detyrë për brezat – parandalimi i ekstremizmit

Si mund të mbrohet rinia muslimane ndaj radikalizimit dhe ekstremizmit?

Safia S. ishte 15 vjeç kur ajo sulmoi me thikë në qafë një polic në Hannover – një “vepër prej martiri”, ushtruar në emër të të ashtuquajturit “Shteti Islamik”. Kjo ndodhi në muajin shkurt; në mes të tetorit ndaj gjimnazistes ka nisur procesi në gjykatë.

Raste si ky si dhe rreth 1.000 të rinjtë dhe të rejat që kanë shkuar për t’ju bashkuar IS-it si xhihadistë, kanë sjellë në rend të ditës fjalën parandalim i radikalizimit. Si partnerë për parandalimin e radikalizimit ofrohen vazhdimisht shoqata të ndryshme islamike dhe xhami.

Susanne Schröter vom Institut für Ethnologie Universität Frankfurt (Privat)Susanne Schröter

Kjo është një gjë e mirë për imazhin e tyre, por u sjell atyre edhe para nga shteti. Drejtorja e Qendrës kërkimore Islami Global (FFGI) në Frankfurtit, Susanne Schröter, tha në bisedë me DW-në se organet shtetërore duhet ta shqyrtojnë me kujdes se kujt ia japin paratë. Ajo kritikoi se, “në të kaluarën shpesh u janë dhënë fonde shoqatash të cilat janë ende shumë të dyshimtë në aspektin e ideologjive të tyre.”

Si shembull negativ ajo sjell shoqatën “Bashkimi i shoqatave Gjermano-Islamike Rhein-Main” (DIV), e cila mbështetej prej Ministrisë Federale për Familjen në kuadër të programit “Jeto demokracinë”. Tani kjo shoqatë është nën vëzhgimin e Entit për Mbrojtjen Kushtetuese, sepse rreth një e treta e shoqatave të këtij bashkimi janë klasifikuar si “ekstremiste apo me ndikim ekstremist”.

Duisburg Moschee DITIB (Imago/Reichwein)

Izolim nga shoqëria shumicë

Në një konferencë me temën “Rinia myslimane mes integrimit, izolimit dhe rrugëve të reja” Schrëter tha se xhamitë përpiqen më tepër që t’i ndajnë të rinjtë nga shoqëria gjermane, sepse nuk duan që të rinjtë të prishen nga shoqëria gjermane dhe të mos ndjekin më rregullat e aktiviteteve të ndara mes djemve dhe vajzave dhe të virgjërisë. Kjo bën që të rinjtë të mos jenë të aftë sa duhet për shoqërinë tonë.

Puna me të rinjtë e bashkësive islame është tepër e rëndësishme edhe për faktin se mosha mesatare e popullsisë myslimane të Gjermanisë, rreth katër milionë vetë, është 30 vjeç, kurse ajo e popullsisë së mesatare është 46 vjeç. Po ashtu sipas Susanne Schröter përkatësia fetare si myslimanë, është sot shumë e fortë se përkatësia etnike dhe i ka kaluar tërësisht në skaj identetitet etnike. Drejtorja e Qendrës kërkimore “Islami Global” thotë se të rinjtë myslimanë janë shumë më besimtarë se të rinjtë e tjerë dhe “vrasin çdo ditë mendjen nëse ajo që duan të bëjnë është e lejuar apo e palejuar, e drejtë apo e padrejtë, pra haram apo hallal.”

Rrezik jo vetëm ata që shpërthejnë bomba

Ahmad Mansour Porträt (picture-alliance/dpa/M.Kappeler)Ahmad Mansour

Psikologu nga Berlin Ahmad Mansour, autor i librit “Brezi i Allahut” tha se fjalët në konferencë, se fjalët më të përdorura sot në oborret e shkollave në Gjermani janë “haram dhe hallall”. Për DW-në ai tha se autoritetet e sigurisë quajnë si “radikalë” vetëm ata që bëjnë atentate me bomba. Por sipas tij “rrezik përbëjnë edhe të rinjtë që e shvleftësojnë shoqërinë gjermane, dhe që edhe pse jetojnë këtu mbajnë në vetvete vlera dhe ideologji krejt të tjera. Kjo nuk do të thotë se ne duhet t’i fusim ata në burg, por ne duhet të luftojmë që t’i fitojmë këta të rinj. Sepse ky është rezervuari nga i cili radikalët do të peshkojnë në të ardhmen anëtarët e tyre të ardhshëm.”

(Marre nga radio gjermane “DW”)

 

SHKARKO APP