Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deutsche Welle: Kontrollet kufitare të vendeve të BE venë në diskutim ekzistencën e Shengenit

Forum E martë, 12 Nëntor 2019 11:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Disa vende europiane rivendosën kontrollet kufitare në vitin 2015, kur refugjatët erdhën në Europë. Kontrolli i vazhdueshëm do të zgjatet tani edhe me 6 muaj. Kjo është ilegale, thonë ekspertët dhe rrezikon Shengenin, shkruan Deutsche Welle.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Brenda zonës së Shengenit personat dhe mallrat qarkullojnë të lirë. Marrëveshja, e arritur midis 26 vendeve anëtare të Zonës së Shengenit, pjesa më e madhe e të cilave janë vende të Bashkimit Europian duhet të favorizojë ekonominë dhe qytetarët. Në pjesët e tjera të botës kufijtë e hapur nuk janë gjë e zakonshme.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 13 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 14 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 19 orësh

Rregulla të qarta përcaktojnë se kur dhe si një vend i Shengenit mund të vendosë përkohësisht kontrolle në kufijtë e tij. Deri para disa vitesh vendosja sërish e kufijve ka ndodhur për data të caktuara, si për shembull ngjarje sportive ose konferenca politike. Portugalia vendosi për shembull kontrolle kufitare gjatë takimit të nivelit të lartë të NATO-s të mbajtur në Lizbonë, ose Danimarka gjatë mbajtjes së konferencës për klimën në Kopenhagë. Kurse Islanda, kur MC Hells Angels vizitoi klubin islandez të motorëve në Rekjavik. Këto kontrolle zgjasin pak ditë dhe planifikohen kohë më parë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjashtë vende kanë vendosur kontrolle afatgjata
Por, “që nga shtatori 2015 disa vende përdorin çdo mundësi juridike të rregulloreve të Shengenit, për të zgjeruar kontrollin kufitar,” thotë eksperti për migracionin Yves Pascouau, këshilltar në Think Tanks me seli në Bruksel, European Policy Centre (EPC). “Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.”

Një grafik tregon, që nga viti 2008 çdo ngjarje gjatë të cilës vendet e Shengenit kanë vendosur kontroll në kufi. Linja vertikale shënon shtatorin 2015, kur një numër i madh refugjatësh erdhi në Europën perëndimore.

Austria, Gjermania, Sllovenia dhe Hungaria futën në vjeshtë të 2015 kontrollet për shkak “të rrymave të personave që kërkonin mbrojtje ndërkombëtare.” Kjo është hera e parë që migracioni përmendet si arsye për kontrolle në kufi.

Menjëherë pas kësaj gjashtë vende anëtare të Shengenit, futën kontrolle për periudha afatgjata. Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia përmendën si arsye migracionin. Franca futi kontrolle kufitare pas sulmeve të nëntorit 2015 në Paris, për shkak të kërcënimeve terroriste. Sot, katër vjet më vonë ka ende kontrolle kufitare në të gjashtë vendet. Dhe sa herë mbaron afati ato e zgjasin sërish atë. Më 13 nëntor 2019, fillon një zgjatje e re gjashtëmujorëshe e afatit.

“Nga 2015 deri 2017 ka pasur një bazë ligjore për këto kontrolle,” thotë Yves Pascouau, i cili ka studiuar ligjet europiane të migracionit, “por që nga ajo kohë ato nuk kanë më bazë.” Artikulli 29 i kodeksit të Shengenit është baza ligjore për kontrollet mbi dy-mujorëshe. Ai është përpiluar për rastet kur “për shkak të mangësive të mëdha në kontrollimin e kufijve të jashtëm… rrezikohet funksionimi i zonës pa kontrolle në kufijtë e brendshëm.”

Kontrolli mund të zgjasë maksimumi dy vjet

Ky rregull është paraparë për rastet kur një vend që ndodhet në skajet e zonës së Shengenit, nuk i mbron dot kufijtë e jashtëm dhe rrezikon kështu një vend tjetër anëtar. Ky rregull lejon rivendosje kontrolli deri në gjashtë muaj, me të drejtën për zgjatje “maksimumi tre herë me periudhë maksimumi gjashtë muaj”. Kjo është gjithsej dy vjet zgjatje maksimale. Por aktualisht, kontrollet kanë katër vjet që bëhen në kufijtë e këtyre gjashtë vendeve.

Në këto kontrolle nuk do të thotë që policia kontrollon pasaportat e gjithë qytetarëve që kalojnë kufirin. Gjermania për shembull kontrollon vetëm disa pikë-kalime për në Austri dhe nga Austria dhe ka intensifikuar përndjekjen e kriminelëve rreth zonës së kufirit. Qeveria suedeze ndaloi në vitin 2017 kontrollin sistematik të udhëtarëve në kufirin danezo suedez duke kaluar tek kontrollet e rastësishme dhe sistemet e automatizuara të vëzhgimit.

Nevojiten udhëzime nga Këshilli i Bashkimit Europian

Nëse një vend anëtar do të verë në zbatim artikullin 29 atëherë nevojitet një proces i caktuar: ky shtet i kërkon institucioneve të BE që t’u këshillojë vendeve të vendosin kontrollin kufitar. Kështilli i Bashkimit Europian, që përbëhet nga ministrat e vendeve të BE, e bën këtë gjë publike dhe vendet anëtare ndjekin këtë këshillë. Pikërisht kjo ndodhi më 2016. Më 12 maj 2016 Këshilli i dha këshilla Austrisë, Danimarkës, Gjermanisë, Suedisë dhe Norvegjisë të zgjasë kontrollet për një periudhë gjashtëmujore.

Arsyeja për këtë kishte të bënte me hetimet e bëra në kufirin e jashtëm grek, rezultatet e të cilit flisnin për mangësi në sigurimin e kufirit. Greqisë iu dha një varg masash që duhet të merrte për të përmirësuar situatën. Në muajt në vijim, Këshilli e zgjati afatin për kontrollin e kufirit deri për nëntor 2017, afati maksimal sipas ligjit në fuqi.

Ekspertët thonë se situata është politike

Që nga ajo kohë pesë vende kanë kontrolluar kufirin duke marrë përgjegjësinë nacionale, për shkak “të gjendjes së sigurisë në Europë dhe kërcënimeve nga lëvizjet e mëdha sekondare”. Franca nuk ka marrë asnjëherë udhëzime nga Këshilli i BE për të vendosur kontrolle, megjithatë e ka bërë këtë për shkak të “kërcënimeve terroriste të vazhdueshme”.

“Situata tani është thjesht politike, nuk ka bazë juridike dhe faktike”, thotë Yves Pascouau. “Ose duhen bërë vlerësimet e duhura juridike të situatës aktuale ose rregullat duhen ndryshuar”. Komisioni Europian ose një vend tjetër anëtar i BE mund t’i kërkojë Gjykatës Europiane që të merret me çështjen. Deri tani kjo nuk ka ndodhur.

Gjermania ishte vendi i parë që vuri kontrollin e kufirit më 13 shtator 2015. Ministria e Brendshme, i tha Deutsche Welles se pas çdo zgjatjeje gjashtëmujore, afati mund të rivendoset nga e para. Por Parlamenti Europian nuk është dakord me këtë interpretim. “Ne mendojmë se kemi të bëjmë me një vendim politik dhe jo ligjor,” thotë deputetja Tanja Fajon, e cila ka përpiluar një raport parlamentar për kontrollet kufitare. /DW/

Etiketat e lidhura

ekzistenca e Shengenitkontrollet kufitare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.