Dhimbjen ta kthejmë në forcë

Nga: Sali Berisha

Më mirë që nuk u hapën negociatat! Narkoshteti do organizojë festën e refuzimit të hapjes së negociatave! Miq, i damkosur për vdekje politike për gjemen që i bëri projektit të integrimit europian të Shqipërisë, Edivin Kristaq Mafia, pasi akuzoi që në fillim si fajtorë për moshapjen e negociatave me Shqipërinë, Francën dhe vendet tjera të BE dhe ndërseu kunder tyre sulme të shpëlara dhe amorale si të luftës së ftohtë me mediat që kontrollon të Arben dhe Karlo Malavites, Ymer Çorapes dhe tualetin e masturbimit të Kol Ballës, tani ka ndryshuar qëndrim.

Prej dy ditesh narkoanaliste dhe narkozyrtare në këto media trumbëtojnë më të madhe se ishte fat që na refuzuan negociatat, më mirë për ne tani kuptohen arritjet tona dhe se tani jemi bërë më të rëndësishëm.

Pra miq, mediat e kontrolluara nga Edvin Mafia rikthyen në epiqendër tezën që shprehu vet kreu i meduzës me gojën e ndrikull Radarit, e cila do të deklaronte një javë para Samitit të Brukselit, se po nuk u hapen negociatat, do te jetë keq për Francën dhe më mirë për Shqipërinë. Kjo fushatë e neveritshme sa vetë nauzeja, flitet se po i paraprinë festës që po organizon Edvin Mafia dhe dekoratave që ai do shpërndajë si mirënjohje ndaj atyre që kontribuan në moshapjen e negociatave.

SHKARKO APP